15.04.2014 - Toksoplazmoza paraqet rrezik shumë të madh, pasi që bëhet fjalë për zoonozën (sëmundje që vjen nga kafshët) më të përhapur në botë, ndërsa mendohet se afër 1% e maceve prodhojnë ovistat nga të cilat më vonë zhvillohet paraziti Toxoplazma gondi.
Te shtatzënat me sëmundje akute të pa mjekuar, është paraqitur infeksioni i fetusit te 25% e rasteve, që ka rezultuar me abortim spontan, vdekjen e fëmijës së palindur ose paraqitjen e ndonjë sëmundje të rëndë te i porsalinduri.
Për mjekimin e toksoplazmosës përdoren pirimetamina dhe sulfadiazini, ndërsa në mjekim përfshihen edhe shtatzënat me infeksion akut të toksoplazmosës, sepse në këtë mënyrë zvogëlohet mundësia e infeksionit të fetusit (3 g spiramicin në ditë deri në fund të shtatzënisë).
Ndërsa personat me imunitet të ruajtur të cilët pas infeksionit shfaqin shenja të lehta të sëmundjes nuk duhen mjekuar. Shtatzënave iu rekomandohet që të shmangin kontaktin me macet./gazetaexpress/

