Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Trajtimi modern i problemeve të dështimit të shtatzënive

24.12.2018 - Shkaqet që e shoqërojnë problemin e dështimeve të shtatëzanive janë të shumta, duke përjashtuar ato gjenetike shkaqet më të shpeshta janë ato të problemeve të mitrës.

Sot edhe në Kosovë ekziston mundësia e trajtimit të këtyre problemeve me metoda moderne të avancuara, tha për KALLXO.com Gjinekologu Afrim Muhaxhiri.

“Duke i përjashtuar shkaqet gjenetike të dështimeve të shtatëzanisë shkaqet tjera që e shoqërojnë këtë problem janë sot më të shpeshtat të lidhura me zhvillimin e mitrës, me anomalitë e mitrës dhe me praninë e formacioneve të ndryshme të tumoreve të ndryshme të mitrës. Ato janë shkaqet më të shpeshta që mund të sjellin deri të mosmbetja shtatzënë deri te dështimi i hershëm i shtatzënisë, dështimi në tre mujorin e dytë të shtatzënisë dhe deri te problemet tjera rreth lindjes , lindje para kohe, pozita jonormale të fetusit në mitër për çka janë edhe shkak i lindjes me operacion”, tha ai.

Sipas doktorit metoda endoskopike është një metodë e sigurt e cila ka avancuar shumë me zhvillimin e teknologjisë mjekësore.

“Sot kemi në dorë një metode jashtëzakonisht të suksesshme ajo është metoda endoskopike e trajtimit të këtyre shkaqeve”, tha ai.

Muhaxhiri thotë se ky lloj avancimi ka ulur rreziqet e komplikimeve që i ka çdo ndërhyrje kirurgjike.

“Endoskopia është intervenim i kryer me ndihmën e kamerës me instrumente të holla milimetrike me të cilat mund të bëhen intervenimet operative në mitër, vezore e tuba duke ju shmangur hapjes klasike të barkut për ta larguar tumorin apo probleme tjera, pra është metodë mikroinvazive”, tha ai.

Doktori thotë se këto metoda kryhen edhe në Kosovë dhe pacientet me këto probleme në shumicën e rasteve e evitojnë problemin.

“Te trajtimi i anomalive të mitrës dhe tumoreve në mitër që mund të jenë shkaqe për dështimin e shtatëzanisë përdoret histeroskopia dhe laparaskopia por shkaqe më të shpeshta janë sektume, polipet, miomat submukoze ato janë disa shkaqe jashtëzakonisht të shpeshta që rezultojnë me dështime të shpeshta të shtatëzanisë, po ashtu edhe mundësia me mbet shtatzënë është e vogël. Shkak tjetër është pamjaftueshmëria e qafës së mitrës për me mbajt shtatzëninë. Me histeroskopi bëhet heqja e polipeve më shumë sukses dhe pas pesë apo gjashtë orëve pacienti shkon në shtëpi, këto janë metoda me të cilat sot rezultohet pesë deri në gjashtë herë mbajtje e suksesshme e shtatzënisë te pacientët që kanë dështime”, tregon gjinekologu Muhaxhiri.

Sipas doktorit faktorët janë të ndryshëm por identifikimi i tyre bëhet më ultrazë, përdorimi i metodave me kontrast gjatë ultrazërit, zhvillimit të hovshëm të rezonancës magnetike dhe trajtohet njëkohësisht e sipas tij rezultojnë me sukses.

Burimi: kallxo.com

/komuniteti