Fjalori i pasur i fëmiut trevjeçar zhvillohet intenzivisht. Zhvillimi normal i të folurit nënkupton që një fëmijë njëvjeçar i di ca fjalë, dyvjeçari duhet ti dijë 200 gjer në 300 fjalë, përderisa trevjeçari duhet ti ketë në përdorim 1.500 gjer në 2.000 fjalë.
Që nga mosha 2 vjeç gjer në 6 vjeç, shqiptimi i fjalëve bëhet më i qartë dhe më i kuptueshëm, fjalori pasurohet dhe të folurit me gramatikë përmirësohet. Nga 2 gjer në 3 vjeç e gjysëm fëmiu i kupton mirë ngjarjet e shkurtëra dhe përrallat.
Nga mosha 4 vjeç e gjer në 6 vjeç përdorë fjali të formuluara më gjatë. Fëmiu më i rritur parashkollor udhëheq shumë bukur të kuptuarit me rrethin, por zhvillimi i të folurit edhe më tej është në zhvillim e sipër. Fjalori pasurohet në mënyrë aktive dhe përvetësohen edhe struktura të reja gramatikore. Kjo është një parapregatitje e vërtetë për shkollë dhe në të shkruar.

