05.08.2014 - Një familje uellsiane e bekuar nga tre binjake identike ka gjetur një mënyrë më të thjeshtë për identifikimin e tyre.
Bashkëshortët nga Pontypool i Uellsit thonë se e kanë të pamundur të identifikojnë tri vogëlushet në mungesë të shenjave dalluese dhe kjo do t’i ngatërronte radhën e punëve në ushqimin, ndërrimin apo pastrimin e tyre.
Ata kanë gjetur një zgjidhje më praktike; ngjyrat tek gishtat e këmbëve. Kështu vogëlushja Paige ka ngjyrën e purpurt, Maddison jeshilen dhe Fiona ngjyrën e kaltër.
“Kodi i ngjyrave na ndihmën dhe shërben të kuptojmë se çfarë kanë bërë dhe çfarë jo secila nga vajzat”, thotë nëna e trinjakeve./tch/

