Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Trupi i pajetë i Arzës 2 vjeçe s’mund të kthehet në Kosovë pa u tërhequr kërkesa për azil

25.02.2015 - Ky është kampi i quajtur Vamosszabadi, në qytetin Gyor brenda të cilit ka vdekur Arza Mustafa, 18 muajshe.

Bashkë me 5 anëtarë të tjerë të familjes ajo ishte kapur para pak kohësh në përpjekje për të ikur në Austri, dhe ishte transferuar në kampin e ri të hapur në Gyor, në kufi me këtë shtet, raporton KTV.

Arza ishte e prekur nga sindroma Down, dhe për disa ditë ishte nën përkujdesje mjekësore.

Sipas familjes, ajo kishte fjetur normalisht një natë më parë, por në mëngjes është gjetur e vdekur. Mësohet se ajo ka vdekur si pasojë e pneumonisë virale.

Policia në Hungari ka thënë se askush nuk po hetohet për dështim eventual të trajtimit.

Por, familjarët në Kosovë kanë thënë se foshnja ka vdekur si pasojë e të ftohtit dhe kushteve të këqija në kamp, transmeton Koha.net.

Ambasada e Kosovës në Hungari e ka konfirmuar vdekjen e një shtetaseje të Kosovës në këtë vend.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari është informuar nga autoritet hungareze se më datë 22 shkurt 2015 ka vdekur një fëmijë dy vjeçar nga komuna e Vitisë, në një qendër strehimi të azilkërkuesve në Hungari, ku bashkë me pesë anëtarët tjerë të familjes është vendosur që disa javë. Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari ka vepruar posa është njoftuar për rastin. Sipas informacioneve zyrtare të autoriteteve hungareze, fëmija ditëve të fundit ka marr trajtim mjekësore në qendër të azilkërkuesve. Autoritet hungareze janë duke punuar në ndriçimin e rrethanave të vdekjes së fëmijës dhe shumë shpejt pritet të dalin me një raport zyrtar mjekësor”, thuhet në një njoftim.

Kohavisioni mëson se familja Mustafa nga Begunca e Vitisë duhet fillimisht të tërheqë kërkesën për azil, në mënyrë që Ambasada ta ndihmojë me procedurat e kthimit të kufomës dhe familjes në tërësi në Kosovë.

Burimi: telegrafi.com

(11 vite më parë)
Zoti jav lehtesoft dhimbjen familjes :(

/komuniteti