Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Tryezë për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna

12.11.2013 - Tiranë: Në një tryezë të organizuar paraditën e të martës për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, zëvendëskryeministri Niko Peleshi kërkoi bashkërendim të politikave për mbrotjen e të miturve nga abuzimet.

"Mbrojtja e fëmijëve është pasuria me koston më të lartë, por mbrojtja e tyre nga abuzimet dhe dhuna është një investim për të ardhmen", u shpreh Peleshi.

Numri dy i Qeverisë theksoi se dhuna ndaj fëmijëve është e lidhur mjaft edhe me problemet ekonomiko-sociale që ka sot Shqipëria, duke shtuar se edhe mosarsimimi është dhunë ndaj fëmijëve, duke i imponuar atyre injorancë.

Nga ana e tij ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj u shpreh se fëmijët që nxirren në rrugë janë në gjendje shumë të keqe, ndërsa sipas tij denoncimi i pedofilisë mbetet ende tabu për shoqërinë shqiptare.

"Nuk ka prioritet më të madh se adresimi i çështjeve së abuzimit me fëmijët", u shpreh Veliaj./tch/

/komuniteti