Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Ushqimet e gatshme, ndikim negativ te fëmijët

27.04.2011 - Kërkuesit e universitetit të “Bristolit” pas hulumtimit të zhvilluar së fundi thanë se konsumi i ushqimeve si patatinat, çokollatat dhe biskotat mund të dëmtojnë inteligjencën e fëmijëve, derisa konsumi i ushqimeve të shëndetshme shton inteligjencën e tyre.

Kërkuesit e universitetit të Bristolit duke analizuar kështu 4 mijë fëmijë nga mosha 3 deri në 7 vjeç shqyrtuan influencën e regjimeve të ndryshme ushqimore tek inteligjenca e tyre.

Këto kërkime treguan se fëmijët në moshën 3-vjeçare të cilët ushqeheshin me ushqime të gatshme si fast food (ushqime të shpejta e të gatshme), patatina, salsiçe dhe sallam kishin një koeficient inteligjence të ulët në moshën 8 vjeç e gjysmë./zeri/

/komuniteti