Gratë duhet të bëjnë ushtrime fizike gjatë shtatëzanisë së tyre edhe pse më parë mund të mos kenë bërë aktivitete fizike. Në të kaluarën, mjekët këshillonin se bërja e ushtrimeve gjatë muajve të shtatëzanisë, përbënte rrezik për nënën dhe fëmijën e saj.
Por kërkime të reja të bëra në SHBA kanë zbuluar se trupi i një gruaje që pret fëmijë e ka të nevojshme lëvizjen fizike dhe nuk sjell asnjë dëmtim për beben e saj në bark.
Marlene DeMaio, përgjegjësi i kërkimit, ka deklaruar se “shtatëzania është një gjendje e përkohshme dhe jo një sëmundje dhe shndërrimet psikologjike dhe fizike që ndodhin janë normale në shumicën e rasteve”. Sipas kërkimit, ushtrime si aerobia, stërvitjet e rezistencës dhe noti mund të ofrojnë shumë të mira për nënat si mbajtje konstante të presionit të gjakut, zvogëlim të shformimeve fizike dhe pakësim të dhimbjes së shpinës.

