Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Vajza e parë në familje pas 150 vitesh

23.03.2012 - Asnjë vajzë nuk kishte lindur në familjen Craddock për të paktën 150 vitet e fundit. Trendi i dekadave u thye pasi çifti Simon dhe Mali Craddock mësuan se prisnin të bëheshin me vajzë, e cila erdhi në jetë më 6 mars të këtij viti.

Baby Poppy lindi e shëndetshme dhe e gjithë familja e konsideroi këtë moment si historik dhe të jashtëzakonshëm.

Vajza e fundit që kishte lindur ne familjen e Simonit ishte Frances, motra e stërgjyshit të tij, John në vitin 1866.

"U habitëm shumë kur mësuam se unë dhe Mali do të bëheshim me vajzë. Jemi mësuar në familje që të dëgjojmë se lindin vetëm djem dhe lindja e një vajzë përbën një ngjarje të jashtëzakonshme", tregon babai 34-vjeçar Simon. Cifti ka edhe një djalë të quajtur Oliver. Tani me siguri që e gjithë familja Craddock do ta trajtojë me një përkujdes dhe me shumë dashuri vajzën Poppy...në fund të fundit ajo është e bekuara mes shumë djemve./tch/

/komuniteti