27.08.2013 -Shkencëtarët janë vënë në kërkim të gjenit, i cili ndalon orën biologjike të njeriut. Njerëzit gjithësesi do të vdisnin nga sëmundjet apo aksidentet, por pa përjetuar pasojat e mplakjes.
Nuk të besohet kur e sheh, por Gabby Williams (Gebi Uilliams) i ka mbushur 8 vjeç. Ajo vuan nga një sindromë misterioze që praktikisht ka ndaluar proçesin e të moshuarit.
Gabby peshon vetëm 5 kg, është nga Billings, Montana, ka pamjen e një foshnjeje dhe ka nevojë për kujdes si të ishtë një fëmijë i porsalindur. E ëma dhe i ati e ushqejnë dhe e ndërrojnë disa herë në ditë, që prej tetë vitesh tashmë.
Nëna e saj, Mary Margaret Williams, tha se Gabby nuk ka ndryshuar gjatë këtyre 8 viteve. Në fakt ajo vazhdon të ketë lëkurën dhe flokët e një foshnjeje.
"Ka filluar të zgjatet pak dhe mezi pritëm ta vishnim me rroba për fëmijë 3-6 muajsh e jo më me paljaçeta për fëmijë 0-3 muajsh", tha ajo.
Gabby është një ndër njerëzit e paktë që kanë sindromën e çuditshme që duket se nuk lejon plakjen. Është kaq e rrallë si dukuri saqë shkencëtarët ende nuk kanë gjetur një ëmër për të. Kanali televiziv TLC, në 2011, tregoi historinë e Gabby-it në një emision special të titulluar "Fëmija im 40 vjeçar?".
Dokumentari që zgjati gati një orë u përqëndrua dhe në historinë e 40 vjeçarit Australian Nicky Freeman i cili ka pamjen e një 10 vjeçari.
Shkencëtarët kanë zbuluar edhe dy raste të tjera të ngjashme: një 29 vjeçar nga Florida që ka pamjen e një 10 vjeçari dhe një 31 vjeçare nga Brazili që ngjan si vogëlushe. Historitë e tyre së bashku me atë të Gabby-it do të jenë vazhdim i emisionit special të vitit 2011 dhe do të transmetohen të hënën në orën 10 p.m. ET.
Gjatë emisionit do të flitet me hollësi mbi studimin e Richard Walker-it një studiues në fushën e mjekësisë, i cili ka për synim të gjejë arsyet pse këta individë nuk plaken dhe çfarë kanë të përbashkët. Ndoshta ata fshehin sekretin e rinisë së përjetshme. Siç shpjegon Walker-i ''inercia zhvillimore,'' ose ndryshimi fiziologjik është jetik për rritjen e njeriut.
''Pa atë proçes ne nuk mund të zhvillohemi,'' tha ai për ABCNews, shkruan Illyria.
''Gjatë zhvillimit, të gjitha pjesët e trupit konsolidohen, ndryshojnë dhe kordinohen me njëra tjetrën. Në të kundërt do të kishim kaos''.
Gjithsesi, trupi vazhdon të ndryshojë edhe pasi ka arritur pjekurinë dhe nuk ka asgjë që e ndal këtë proçes.
Walker-i beson se ka gjetur gjenin që është përgjegjës për inercinë zhvillimore. Ai tha gjithashtu se mutacionet janë në gjenet rregullatore, të pranishëm në kromozomin e dytë femëror (X).
''Nëse do të mund të identifikonim gjenin [përgjegjës] dhe të arrinim të ndalnim inercinë zhvillimore në fazën kur është arritur pjekuria, pra të mund të gjenim një çelës që ta ndalonte, po të bëjmë diçka të tillë do të arrijmë një homeostazë ideale dhe praktikisht do të bëhemi biologjikisht të pavdekshëm,'' pohon Walker-i.
Me ''biologjikisht të pavdekshëm'' ai nënkupton që njerëzit gjithësesi do të vdisnin nga sëmundjet apo aksidentet, por pa përjetuar pasojat e mplakjes.
''Nuk do të kishim vitet e pleqërisë,'' thotë Walker-i, ''por do të ruanim si aftësitë fizike dhe ato funksionale.''
Kjo është arsyeja pse, sipas Walker-it, studimi i kodit gjenetik të Gabby-t është i rëndësishëm.
Prindërit e Gabby-t e pranojnë se në fillim ishin të shqetësuar që Walker-i po përdorte fëmijën e tyre për të zbuluar ''shatërvanin e rinisë'' për arsye thjesht vanitoze, por ai shpjegoi se studimi në fjalë ka në qendër të tij gjetjen e një mënyre për të ndihmuar njerëzit që luftojnë me vështirësitë që sjell mosha e thyer.
''Sindroma e Alzheimerit është nga më të frikshmet,'' thotë nëna e Gabby-t. ''Nëse ajo çfarë Gabrielle mban brenda vetes do të ndihmonte në gjetjen e një kure sigurisht që do të bëhemi pjesë e këtij projekti studimor. Kemi besim se Dr. Walker dhe ekipi i studiuesve do të gjejnë duke u përqendruar më tepër në sëmundjen e plakjes, sesa në atë sesi të mbetesh 35 vjeç gjithë jetën''./albeu/

