Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Vaksinohen fëmijët e parë ndaj pneumokokut në Shqipëri

Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka qënë i pranishën në ambjentet e poliklinikës numër katër, ku është bërë vaksinimi i parë i fëmijëve ndaj pneumokokut.

“Sot fusim një vaksinë të re, e cila është blerë tërësisht me fondet e buxhetit të shtetit dhe që përbën një investim dhe hap të madh në luftën ndaj sëmundjeve dhe vdekjeve të moshës foshnjore. Me futjen e kësaj vaksine e cila sot aplikohet në cdo vend të botës, programi kombëtar i vaksinimit jo vetëm ndihmon në uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë foshnjore, por edhe plotëson më së miri standartet e vendeve të zhvilluara dhe ato të Bashkimit Europian” është shprehur z. Vasili.

Vaksina e cila ka kushtuar 1,900,657 milion dollarë është shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore që ofrojnë vaksinim në vend. Ajo është shoqëruar edhe me një investim madhor në drejtim të zinxhirit të ftohtë që siguron efikasitetin e vaksinës.

Vaksina aplikohet në moshën 2,4 dhe 6 muaj dhe ajo do të ofrohet falas për të gjithë fëmijët qe kane lindur nga 1 Janari i vitit 2011. Vaksinimi me vaksinën ndaj pneumokokut fillon me 1 Mars 2011 për te gjithë fëmijët që kanë lindur më 1 Janar 2011.

Kjo vaksinë është e konjuguar me emrin tregëtar Synflorix dhe mbron ndaj shtamëve kryesore qarkullues të pneumokokut: 14,18C,19F, 23F,4,6B,9V,1,5, 7F. Ajo është autorizuar nga Komisioni Europian ne Mars te vitit 2009.

Infeksionet respiratore dhe pneumonite tek fëmijët janë një problem madhor i shëndetit publik në Shqipëri. Ato vazhdojnë të mbeten një shkak kryesor i vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë fëminore e sidomos asaj nën 1 vjec. Sëmundja e pneumonisë e cila shkaktohet nga bakteri Streptococcus pneumoniae, i njohur si pneumokoku është një sëmundje mjaft e shpeshtë që shkakton vdekje tek femijet nën 5 vjec në të gjithë botën dhe që sot mund të parandalohet nga vaksinat.

Pneumokoku shkakton infeksione mjaft të rënda tek femijet si: pneumonia, meningiti dhe sepsisi apo infeksione të veshit dhe vret më shumë se gjysëm milioni fëmijë nën 5 vjec në të gjithë botën. Fëmijët deri 1 vjec janë mjaft të ndjeshëm ndaj këtyre infeksioneve. Sidomos më tepër rrezikohen fëmijët që vuajnë nga kequshqyerja, ata që lindin nën peshë, fëmijët që jetojnë me HIV/AIDS, ata që nuk ushqehen me gji, apo fëmijët me probleme të anemive por vaksina ndaj pneumokokut i mbron të gjithë fëmijët nga infeksionet e rënda.

Vaksina merr një rëndësi të vecantë sidomos nga evidentimi i rezistencës ndaj antibiotikeve dhe pneumonise nga pneumokoku si komplikacion i shpeshte i Gripit.

“Futja e vaksines se konjuguar 10 valente ndaj shtameve kryesore qarkullues te pneumokokut do te mbroje femijet jo vetem nga pneumonia por edhe nga meningiti i cili le mjaft pasoja apo edhe semundje te tjera te renda te shkaketuara nga bakteri i pneumokokut.

Parandalimi i ketyre infeksioneve teper te renda, me pasoja per shendetin e femijeve dhe me pasoja financiare ne lidhje me shoqerine dhe sistemin shendetesor, nepermjet perdorimit te vaksinave eshte shume me i lire dhe sa te trajtosh femijet e semure qe ne te shumten e rasteve kerkojne kujdes spitalor” ka përfunduar fjalën e tij z. Vasili.

/komuniteti