30.12.2014 - Këto janë disa nga pjesët më të vështira të të qenët një prind i vetëm gjatë pushimeve:
1. Negocimi se cili nga prindërit do të marrë fëmijët këtë vit. Është mirë që fëmijët të kalojnë festat e fundvitit herë me njërin prind dhe herë me tjetrin
2. Marrja e pushimit nga puna. Nënat vetushqyese e kanë ë vështirë që të marrin pushim në punë gjatë 2 javëve të pushimit dimëror të fëmijëve
3. Pamundësia për të shkuar në festimet e të rriturve. Miqtë tuaj mund të organizojnë festa për ndërrimin e moteve dhe ju nuk mund të shkoni sepse ju duhet të shkoni në festa fëmijësh me fëmijët tuaj.
4. Paraja. Të gjithë e dimë që festat e fundvitit kërkojnë shumë shpenzime dhe për një nënë vetushqyese mund të jetë e vështirë që e vetme të mund të mbulojë të gjitha shpenzime
Vit pas viti, ju do të mësoheni me të qenët nënë vetushqyese dhe do të reduktoni stresin në festa duke mësuar se si të përballoni presionin.
Burimi: kosovalive

