04.04.2013 - Vetëm disa të sapolindur kanë vuajtur nga dehidrimi ose ndonjë sëmundje serioze për shkak se nuk kanë pranuar qumësht të mjaftueshëm të gjirit, zbulon një studim i ri britanik.
Ekipi mjekësor nga spitalet e Bredfordit dhe Shefildit në Britani ka filluar një studim personal pas shkrimeve të shpeshta lidhur me faktin që mungesa e qumështi të gjirit mund të jetë e dëmshme në muajt e parë pas lindjes. Studimi i tyre ka përfshirë të gjitha rastet e foshnjave të lindura në periudhën prej majit të vitit 2009 dhe qershorit të vitit 2010.
Rezultatet e tyre zbulojnë që mesatarisht në çdo 100 lindje, probleme shëndetësore për shkak të mungesës së qumështit të gjirit paraqiten vetëm në 7 raste. Madje, edhe në ato raste nuk është konfirmuar se është zhvilluar ndonjë sëmundje serioze dhe që foshnjat në rastet më të rënda janë lëshuar nga spitali pas vetëm dy ose tri ditësh./zhurnal/

