Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Zhvillimi i trupit të fëmijës

29.02.2012 - Jemi ndalur në mënyrë të veçantë mbi peshën e fëmijës, mbi gjatësinë e tij, mbi madhësinë e kokës dhe daljes së dhëmbëve. Të dhënat e mesiperme mund të kapen dhe kuptohen më lehtësisht nga prindërit.

Duke patur këto njohuri, prindi është në gjendje të bashkëpunojë më ngushtë me mjekun dhe të kërkojë në kohë ndihmën e tij. Zhvillimi normal i trupit të fëmijës ndodh kur zbatohet një higjenë e mire, kur ushqehet drejt, kur shfrytëzohet ajri dhe drita e diellit, kur mënjanohen në kohë sëmundjet e ndryshme.

Fëmija me zhvillim të mirë ka peshë dhe gjatësi normale për moshën e tij, gjithashtu indet e buta i ka të mbushura. Këto shihen e preken tek kofshët dhe në bark. Lëkura është e pastër dhe me ngjyrë të gjallë. Ngjyra e gjallë vihet re dhe në pjesën e brendëshme të gojës si dhe në llapat e veshëve kur shihen kundër dritës.

Fëmija me zhvillim të mirë e ka butin e kokës të hapur aq sa e lejon mosha e tij si dhe madhësi të rregullt të kokës. Rëndësi për të vlerësuar zhvillimin e fëmijës ka dhe oreksi i mirë, të dalurit jashtë në rregull, tratja e plotë e ushqimeve, gjumi i qetë, qëndresa e mjaftueshme kundrejt infeksioneve.

Fëmija i zhvilluar mirë ka gjithashtu gjallëri në lëvizje, shikim të gjallë, kuptim dhe të folur në kohë. Zhvillimi jo i mirë i fëmijës ka shkaqe të ndryshme. Mund të themi në përgjithësi se këta janë fëmijë të mbajtur keq, pa higjenë të mjaftueshme, pa shfrytëzim të ajrit, të dritës, të diellit e të lëvizjeve, pa ushqyerje të përshtatur për moshën; këta fëmijë kanë kaluar sëmundje të shpeshta ose të rënda.

Shkaqet mjekësore që e çojnë fëmijën në prapambetje të zhvillimit fizik janë të shumta. Do të kujtojmë mungesën e ushqimit në sasi ose cilësi, tretjen e shfrytëzimin e tij të pamjaftueshëm, sëmundjet e zgjatura e të përsëritura të rrugëve të frymëmarrjes, të veshkave, të zemrës, të mëlçisë, të disa gjendrave të brendëshme si dhe sëmundjet ngjitëse të shkaktuara nga mikrobet./shendetidhejeta/

/komuniteti