Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 13 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Mitra juaj tashmë është mjaftueshëm e madhe për ti treguar botës se ju jeni duke pritur një fëmijë, por fëmija është ende i vogël – afërsisht sa gjysma e madhësisë së një bananeje. Megjithatë, pavarësisht nga raportet e vogla të përmasave të saj, ju mund të shihni një bebe të formuar plotësisht me gjurmët unike të gishtërinjve nëse ju do të mund të shihni brenda barkut tuaj tani.

Zhvillimi i fetusit – java e 13 e shtatëzanisë

Fetusi është tashmë gati 6.7 cm i gjatë nga maja e kokës, deri në fund të vitheve dhe peshon përafërsisht 23 gram - sa një gaforre mesatare. Gjurmët unike të gishtërinjve të tij janë tashmë në vend. Dhe kur ju e shtypni butësisht stomakun tuaj e fëmija e ndjen këtë, fëmija juaj do të fillojë të lëvizë – që do të thotë se ai do të veprojë njësoj sikur po kërkon për një biberon.

Nëse fëmija që juve jeni duke pritur është vajzë, tashmë ajo ka rreth 2 milion vezë në vezoret e saj; ajo do të ketë vetëm një milion të tilla në kohën që do të lindë. Ajo do të ketë më pak vezë me rritjen e moshës së saj, dhe në moshën 17 vjeçare, numri do të ketë rënë në rreth 200,000 vezë.

Sa për ju, turbullimet mund të shtohen. Për shumë gra, efektet anësore të shtatzanisë së hershme - urinimi i shpeshtë, lodhja intensive, pështjellimet – fillojnë të pakësohen dikur gjatë tremujorit të dytë. Mitra juaj, tashmë është mjaftueshëm e madhe sa për ti treguar kureshtarëve të shumtë se ju jeni vërtet shtatëzënë. Edhe pse lindja juaj është ende me muaj larg, gjinjtë tuaj mund të fillojnë të prodhojnë “colostrum”, lëngun që do të ushqejë fëmijën tuaj gjatë ditëve të para deri sa t’ju vijë qumështi i gjirit.

Si po ndryshon jeta juaj

Ju jeni tashmë, zyrtarisht në tremujorin tuaj të dytë, mes muajit të katërt dhe të gjashtë të shtatëzanisë. Ky është një lajm mjaft i mirë për dy arsye. Së pari, rreziku juaj për një abort të mundshëm ka rënë në mënyrë dramatike, dhe së dyti, shumë gra shohin simptomat e shtatëzanisë së hershme, të tilla si sëmundjet e mëngjesit, këputjet - ju mund të dalloni fare qartë përmirësimet në libidon tuaj, ndërkohë që pështjellimet tuaja ulen ndërsa nivelet e energjisë tuaj rriten. Nëse ju filloni ta konsideroni si qetësuese ndjesinë e të qënit e sëmurë, si një shenjë se jeni në të vërtetë shtatzënë, ju mund të filloni të dyshoni nëse jeni ende shtatëzënë kur kjo simptomë e fuqishme të fillojë të zbehet.

Lindja juaj është ende me muaj larg, por gjintë tuaj mund të kenë nisur tashmë të prodhojnë “colostrum”, qumështi i parë i cili ushqen fëmijën tuaj ditët e para menjëherë pas lindjes, para se qumështi i gjirit të fillojë të rrjedhë. Edhe në qoftë se gjinjtë tuaj janë të vegjël, ju gjithsesi duhet të jeni në gjendje të ushqeni me gji, nëse dëshironi – në këtë rast, përmasat në të vërtetë nuk kanë rëndësi!

Fakte për tu marrë në konsideratë

Nëse nuk ndiheni më si e sëmurë, ju mund të filloni të ndiheni e pangopur. Përgatisni një pjatë me sallatë frutash ose një pjatë me perime dhe kështu ju do të keni gjithmonë rreth jush një ushqim të shëndetshëm kurdo që të keni nevojë për të.

/komuniteti