Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 18 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Këtë javë, ju zyrtarisht filloni muajin e pestë të shtatëzanisë tuaj. Fëmija juaj mund të ketë arritur 15 cm nga maja e kokës deri në fund të vitheve të tij, dhe ai mund të ndjejë e të dëgjojë tashmë. Pa dyshim në këtë moment ai dëgjon vetëm rrahjet e zemrës tuaj dhe rrjedhjen e sistemit tuaj tretës, por së shpejti ai do të jetë në gjendje për të dëgjuar zhurmat jashtë mitrës dhe të identifikojë zërin tuaj.

Zhvillimi i fetusit – java e 18 e shtatëzanisë

Fëmija juaj është afërsisht 12 centimetra i gjatë nga maja e kokës deri në fund të vitheve të tij dhe peshon rreth 190 gram. Kraharori i tij lëviz poshtë e lart si për të imituar procesin e frymëmarrjes, megjithëse ai nuk është duke marrë ajër në këtë kohë, por vetëm lëngun amniotik.

Një skaner ultrasound në mes të shtatëzanisë, shpesh bëhet diku në tremujorin e dytë (zakonisht mes javës së 18 dhe 22) për të vlerësuar rritjen dhe zhvillimin e fetusit, për të ekzaminuar për defekte të mundshme të lindjes, për të kontrolluar placentën dhe kordonin umbelikal, si dhe për të përcaktuar nëse mosha e shtatzanisë është e saktë. Gjatë këtij skani, ju mund të shihni fëmijën tuaj të shkelmojë, të përkulet, të zgjatet, apo të thithë gishtin e madh të dorës së tij. Merreni partnerin tuaj me vete, dhe pavarësisht faktit nëse ai mundet të vijë ose jo me ju, sigurohuni që të keni fotografi të fëmijës në pozicione të ndryshme.

Nëse juve prisni një vajzë, vagina, mitra dhe tubat fallopiane të saj janë tashmë në vend. Nëse po prisni një djalë, organet e tij gjenitale janë të dallueshëm dhe të qartë. Nëse ju jeni duke pritur më shumë se një fëmijë, shikoni seksionin tonë mbi binjakë apo më shumë.

Si po ndryshon jeta juaj

Ju jeni vetëm një javë larg nga gjysma e udhës tuaj. Kujdesi për shtatëzaninë tuaj tashmë është shumë më i qetë se më parë, kështu që juve do të takoheni më rrallë me mjekun apo maminë tuaj, veç ndonjë rasti kur do të keni nevojë për vëmendje të veçantë. Por mos i përtypni gjërat e vetme në rast se ndiheni ankthioze. Kapitulli ynë mbi pyetjet e bëra më shpesh për kujdesin para lindjes, komplikacionet e shtatëzanisë, si dhe procesin e lindjes, mund t’ju qetësojnë disi, por megjithatë mos hezitoni të kontaktoni maminë tuaj nëse jeni ende e shqetësuar.

Megjithatë, në javët e ardhshme ndoshta ju do të bëni një skaner për anomalitë, për të kontrolluar gjithë organet e fëmijës tuaj. Të parit e fëmijës brenda jush, apo duke gjuajtur me shkelm e duke u rrotulluar, është diçka shumë emocionuese, kështu që merreni partnerin tuaj me vete nëse mundeni. Nëse shtatëzania juaj nuk ka probleme, kjo mund të jetë mundësia juaj e fundit për të patur një foto për albumin e fëmijës tuaj. Megjithatë, në një përqindje mjaft të vogël të rasteve, skaneri shfaq probleme të shtatzanisë. Nëse kjo ndodh me ju dhe ju dëshironi të flisni në lidhje me faktin nëse do ta vazhdoni më tej shtatëzaninë tuaj, ju mund të kontaktoni rezultatet dhe zgjedhjet para lindjes në kapitullin Organizatat A – Z.

Veshjet e mëdha dhe komode janë të detyruara tashmë. Merrni një palë këpucë të reja gjithashtu me një numër më të madh, këmbët tuaja do të bymehen bashkë me trupin tuaj, dhe zgjidhini me një takë të ulët për stabilitetin tuaj ndërkohë që barku juaj vazhdon të rritet.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Kalcium! Juve ju duhet më shumë nga ky mineral si dhe vitaminë D për të ndihmuar fëmijën tuaj që të zhvillojë dhëmbë dhe kocka të forta.

Ndiqni këshillat tona për burimet e këtyre ushqyesve thelbësor.

Po stërviteni ende? Zbuloni sesi mund të shmangni dëmtimet dhe tendosjet e tepërta, dhe kontrolloni se në cilat raste nuk duhet të ushtroheni.

 

/komuniteti