Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 21 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Fëmija juaj mund të ketë shkuar tashmë rreth 27cm nga koka deri te thembra. Vetullat dhe qepallat e syve të tij tashmë janë zhvilluar plotësisht, dhe thonjtë e tij tashmë mbulojnë gishtërinjtë e tij. Kini kujdes se çfarë flisni këtej e tutje, sepse ka shumë mundësi që fëmija juaj t’ju dëgjojë. Ju mund të komunikoni me të duke biseduar, duke kënduar (përdorni tekstet e ninullave tona nëse nuk dini të tilla) ose provoni të lexoni me zë të lartë. Disa studime sugjerojnë se një i porsalindur do të thithë më energjikisht kur ju e ushqeni, nëse ju i lexoni një libër të cilin ai e ka dëgjuar gjatë kohës që ka qënë në mitër. Zgjidhni një prej librave klasikë për fëmijë, hidhini një sy seksionit tonë mbi preferencat e prindërve, ose përdorni një prej librave tuaj – çfarëdo që të preferoni.

Zhvillimi i fetusit – java e 21 e shtatëzanisë

Fëmija juaj tashmë peshon afërsisht 360 gram. Deri më tani gjatësia e fëmijës tuaj është matur nga maja e kokës deri në fund të vitheve, por që këtej e tutje ajo do të matet nga maja e kokës deri në thembër. Dhe prej majës së kokës deri në thembër, fëmija juaj është afërsisht 27 centimetra i gjatë. Vetullat dhe qepallat e syve tashmë janë zhvilluar plotësisht, dhe thonjtë e tij mbulojnë gishtërinjtë e tij.

Fëmija juaj mund të dëgjojë tashmë bisedat që ju beni. Nëqoftëse ju flisni, lexoni, ose këndoni, jini i sigurtë se fëmija ju dëgjon. Disa studime kanë gjetur se të sapolindurit do të thithin me më shumë forcë kur ushqehen, nëse ju i lexoni diçka që ata e kanë dëgjuar gjatë kohës që kanë qënë në mitër. Nëse doni ta provoni këtë, zgjidhni një libër dhe lexojeni atë me zë të lartë. Bëjeni këtë gjë vazhdimisht gjatë kohës që fëmija është në bark. Për një kohë të gjatë pas lindjes, ky libër mund të jetë i preferuari i fëmijës tuaj para se ta zërë gjumi.

Me siguri juve po ndiheni mjaft komode këto ditë. Në fakt, kjo është periudha më e kënaqshme gjatë shtatëzanisë. Ju nuk jeni ende shumë të mëdha, dhe dhimbjet e zakonshme të lidhura me shtatëzaninë si të përzierat, urinimi i shpeshtë, dhe lodhja, në masën më të madhe janë zhdukur. Qetësohuni dhe kënaquni ndërkohë që e keni këtë mundësi. Tremujori i tretë është vetëm një hap larg, dhe bashkë me të do të vinë edhe disa parehati të vogla deri në lindjen e fëmijës që është pothuajse në fund të kohës së tij.

Si po ndryshon jeta juaj

Është e vështirë të jeni e këndshme kur jeni shtatëzënë, kështu që mos u habisni nëse e shikoni veten se jeni bërë pa takt këto ditë. Ju po mbani një peshë më të madhe, qëndra e gravitetit tuaj ka ndryshuar me rritjen e mitrës tuaj, dhe gishtat, shputat, dhe kyçet e tjera janë duke u liruar tashmë, në sajë të efektit të hormoneve të shtatzanisë. Mundohuni të shikoni se ku kaloni, dhe nëse ende nuk e keni bërë diçka të tillë, mos i përdorni më takat e larta. Ato e vështirësojnë mbajtjen e ekuilibrit tuaj dhe mund të shkaktojnë dhimbje shpine.

Juve mund t’ju rrijë në mendje dhe t’ju shqetësojë fakti se sa peshë do të keni shtuar deri në fund të shtatëzanisë tuaj. Mjekët janë shumë më të qetë përsa i përket shtimit në peshë gjatë shtatzanisë tani. Mbani të njëjtin qëndrim dhe qetësohuni. është mirë që të mos shqetësoheni për të humbur peshën menjëherë pas lindjes, pasi trupit tuaj mund ti duhen nga disa muaj deri në një vit për të rifituar vlerat ushqyese të përdorura gjatë shtatëzanisë.

Megjithatë, konsultohuni me maminë tuaj në rast se pesha juaj vazhdon të rritet. Ajo do t’ju kontrollojë për të parë nëse mitra juaj është në përmasat e duhura në raport me të dhënat tuaja. Nëse jeni më e madhe se të dhënat tuaja, ekzaminime të mëtejshme mund të kryhen për të zbuluar shkaqet.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Jeni duke pritur një djalë apo nje vajzë? Juve do ta mësoni këtë vetëm nëse do të bëni një test ultrasound ose një test diagnostikimi. Megjithatë rrëfimet tona mitike, mund t’ju japin disa shenja – nëse besoni në to!

/komuniteti