Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 23 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Gjatësia e fëmijës tuaj tani është përafërsisht 29 cm nga maja e kokës deri te thembra. Enët e gjakut në mushkëritë e tij janë duke u zhvilluar për tu përgatitur për frymëmarrjen dhe fëmija tani gëlltit rregullisht, ndonëse ai nuk do të kapërdijë ende asnjë kafshatë deri pas lindjes.

Zhvillimi i fetusit – java e 23 e shtatëzanisë

Fëmija juaj tani peshon rreth 500 gram dhe gjatësia e tij është rreth 29 centimetra nga maja e kokës deri te thembra. Dëgjimi i tij është përforcuar mjaft mirë tashmë dhe ai mund të kuptojë në një version të shtrembëruar zërin tuaj, rrahjen e zemrës tuaj dhe zhurmat në stomakun tuaj. Zhurmat e larta që shpesh dëgjohen në mitër, të tilla si lehjet e një qeni aty afër, apo zhurma e një fshese me korent nuk e mërzisin fëmijën tuaj kur ai i dëgjon ato jashtë mitrës.

Disa studime tregojnë se fëmijët e palindur ende, preferojnë muzikën klasike.

Përveç progresit të dëgjimit të fëmijës tuaj, mushkëritë e tij janë duke u zhvilluar për t'u përgatitur për frymëmarrjen. Ai tashmë ka nisur të gëlltisë megjithëse normalisht ai ende nuk do të kalojë kafshatën e tij të parë (të quajtur meconium) deri pas lindjes.

Nëse fëmija juaj do të lindte tani, ai do të kishte shanse shumë të vogla për të mbijetuar (rreth 16 %) me kujdesin e duhur. Çdo ditë në bark përbën një diferencë të madhe në këtë fazë. Nëse fëmija do të lindte në javën e 24, shanset e tij për të mbijetuar do të rriteshin në 44 %.

Për sa ju përket juve, ndoshta mund të ndiheni të plogështa tani që qëndra e gravitetit ka ndryshuar. Mishrat e dhëmbëve tuaj mund të rrjedhin gjak kur ju jeni duke larë dhëmbët tuaj dhe kërthiza juaj, dikur e vogël, tani duket sikur ka dalë jashtë. Mos u shqetësoni. Ajo do të kthehet në pozicionin e mëparshëm, shumë shpejt pas lindjes.

Muajt e mesëm janë një kohë mjaft e mirë për të bërë një pushim të shkurtër.

Si po ndryshon jeta juaj

Ju mund të vëreni gjakderdhje, kur jeni duke larë dhëmbët tuaj me furçë – një ankesë e zakonshme e shtatëzanisë kjo (së bashku me gjakderdhjen nga hundët). Hormonet e shtatëzanisë mund ti enjtin dhe ti irritojnë mishrat e dhëmbëve tuaj, gjë që shpie në gjakderdhje të shpeshta, sidomos kur të lani dhëmbët tuaj. Çfarë duhet të bëni? Lajini rregullisht dhëmbët me furçë dhe pe për pastrimin e tyre, por duke i fërkuar butë, dhe njëkohësisht ndiqni sugjerimet tona si mund të ndihmoni veten. Megjithëse ju mund të dëshironi të shmangni shqetësimet për mishrat e dhëmbëve tuaj, është vendimtare që gjatë shtatëzanisë të praktikoni një higjenë të mirë dentare në mënyrë që të shmangni sëmundjet e mishrave.

Shumica e femrave nuk lënë shumë takime para lindjes, kështu që mundohuni të merrni me vete edhe partnerin tuaj kur të keni një të tillë. Ai do të ketë mundësi jo vetëm që të dëgjojë vetë se si janë duke shkuar gjërat, por edhe të marrë përgjigje për pyetje të ndryshme që mund të ketë. Nëse nuk keni një partner ose partneri juaj do të jetë larg jush kur ju të lindni, ju mund të shihni mundësinë që të keni një asistent apo një mami për t’ju ndjekur gjatë lindjes. Asistentët janë me mjaft eksperiencë në mbështetjen e grave gjatë lindjes dhe mund t’ju japin besimin për të cilin keni nevojë gjatë asaj kohe.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Diskutoni mbi të drejtën tuaj për lejen e lindjes dhe pagesën që ju takon me punëdhënësin tuaj nëse ende nuk e keni bërë diçka të tillë.

A do të marrë edhe partneri juaj leje nga puna për lindjen? Nëse po, edhe ai duhet të diskutojë për këtë gjatë kësaj jave.

Ju mund të filloni të planifikoni apo të rinovoni dhomën e foshnjes tuaj, edhe pse fëmija do të flerë me ju në fillim. Për të qënë plotësisht të sigurtë, pyesni dikë tjetër për të lyer dhomën, dhe ndiqni këshillat tona mbi dhomat e sigurta të fëmijëve.

 

/komuniteti