Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 10 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Tani je dhjetë javëshe shtatëzënë (ose në javën e njëmbëdhjetë nëse të pëlqen ta llogarisësh kështu). Në tri javët e ardhshme foshnja juaj do e dyfishojë madhësinë. Tani, ai ose ajo gëlltitet dhe gjuam shkelma dhe të gjitha organet kryesore janë zhvilluar plotësisht.

Gjithashtu kanë nisur të duken edhe hollësi më të vogla, si thonjtë apo flokë si push pjeshke. Pjesa e jashtme e organeve seksuale do fillojnë të shfaqen dhe brenda pak javësh do të zhvillohen sa duhet për të treguar nëse pret vajzë apo djalë.

Zhvillimi i fetusit - java e 10 e shtatëzanisë

Fetus është vetëm rreth 3.1 centimetra i gjatë nga maja e kokës tek kërbishti dhe peshon më pak se 4 gramë. Megjithatë, është i zënë duke u gëlltitur dhe gjuajtur shkelma. Çdo ditë kanë filluar të shfaqen hollësi më të imta, si thonjtë dhe flokët si push.

Organet jetike - mëlçia, veshkat, zorrët, truri dhe mushkëritë – janë krijuar plotësisht dhe janë funksionale, ndërsa koka është gati sa gjysma e trupit. Për momentin, balli është i dalë përpara dhe lart në kokë, mirëpo më vonë do ndryshojë në formë më njerëzore.

Nëse mund ta shohësh foshnjen këtë javë do të jesh në gjendje të dallosh vijën e qartë të shtyllës kurrizore. Nervat spinale zgjaten nga shtylla.

Tani, mitra jote është sa një qitro. Me ndihmën e Doppler-it, një stetoskop që përdoret më dorë, mund të dëgjosh rrahjet e shpejta të zemrës – një nënë shtatëzënë e ka krahasuar këtë me zhurmën e trokut të kuajve.

Si po ndryshon jeta tuaj

Po i afrohesh fundit të tre muajve të parë të shtatëzënisë – tremujori yt i parë – dhe mitra jote është sa një qitro, mjaft e madhe për të ta mbushur pjesën e legenit. Mund të jesh madje në gjendje ta ndjesh mitrën sipër kockës pubike. Edhe pse mund të mos kesh nevojë të veshësh rroba më të mëdha edhe për ndonjë javë, mund të shohësh që beli po plotësohet.

Nëse do të ulësh sasinë e kafeinës, mund të fillosh të pish çaj bimor. Ki kujdes që çajrat që zgjedh të jenë të sigurtë për shtatëzani. Limon dhe mjaltë në ujë të nxehtë mund të jetë një alternativë e mirë. Përpiqu të pish të paktën tetë gota në gota (çaj, kafe dhe koka kola nuk llogariten) mirëpo mos pi shumë para se të flesh në mënyrë që të mos kesh nevojë të shkosh shpesh në tualet gjatë natës.

Nëse bën gjumë të shqetësuar për arsye të tjera mund të tundohesh të pish ndonjë mjekim, mirëpo medikamenti nuk duhet të jetë rruga e parë gjatë shtatëzanisë. Provo vetësugjestionimin për pagjumësi dhe mos ushtro para se të flesh. Ëndrrat e çuditshme janë të shpeshta në shtatëzani dhe mund të ndikojnë në prishjen e gjumit.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Është e sigurtë të përdoret rripi i makinës gjatë shtatëzanisë, po makinat me air bags?

Shëndeti dhe bukuria – lexo raportet tona për trajtimet e flokëve dhe përdorimin e solariumit gjatë shtatëzanisë.

Shtatëzanë pas një prerjeje cezariane më parë? Do zgjedhësh sërish prerjen?

Kujtoja vetes pse është mrekulli të jesh shtatëzëne edhe kur ndjehesh e sëmurë, e lodhur ose me dhimbje koke.

Përse shtatëzania bën të të shkojë goja lëng.

 

 

/komuniteti