Ti tani je 12 javëshe shtatëzëne (ose në javën e 13 nëse të pëlqen ta llogarisësh kështu). Fytyra e foshnjes po ndryshon. Sytë, që në fillim dolën në anë të kokës, tani janë afruar dhe veshët janë pothuajse në pozicionin normal. Në këtë kohë indet dhe organet që janë krijuar tashmë në trupin e tij rriten dhe formësohen shpejt. Zorrët e foshnjes që fillimisht dalin si fryrje të vogla në kordonin umbilikal do fillojnë të lëvizin drejt zbrazëtirës abdominale.
javë pas jave
/Java e 12 e shtatëzanisë
Zhvillimi i fetusit - java e 12 e shtatëzanisë
Fytyra e foshnjes nis të duket më njerëzore, edhe pse është vetëm rreth 5.4 centimetra e gjatë nga maja e kokës tek kërbishti dhe peshon më pak se 14 gramë. Sytë, që në fillim dolën në anë të kokës, tani janë afruar. Veshët janë pothuajse në pozicionin e tyre normal në anë të kokës. Mëlçia prodhon vrer dhe veshkat sekretojnë urinë në fshikëz.
Fetus mblidhet nëse e shtyp barkun, edhe pse ende nuk mund t’ia ndjesh lëvizjet. Qelizat nervore fetale janë shumëfishuar me shpejtësi dhe sinapset (lidhjet neurologjike në trurin tuaj) po krijohen. Fetusi ka më shumë reflekse: kur prek pëllëmbët i mbledh gishtat, kur prek shputat i mbledh gishtat e këmbëve dhe kur prek qepallat i shtrëngohen muskujt.
Mamia tani e ndjen majën e mitrës, që njihet si fundus, në fund të barkut. Kur hyni në tremujorin e dytë mund të shohësh që po vesh rroba më të gjera e më pak shtrënguese. Shpejt nuk do t’i vishni më rrobat e zakonshme.
Si po ndryshon jeta tuaj
Nëse ke fat, mundimet do të largohen dhe shumë shpejt do ndjehesh më energjike. Me siguri që ndjehesh më e lehtësuar pasi rreziku për abort spontant tani është zvogëluar në mënyrë dramatike. Mund të mos e besosh dot që end eke disa mundime në mëngjes, por shumë shpejt do të të kthehet oreksi. Thjesht sigurohu që mishi që ha është i pjekur mirë për të ulur rrezikun nga toksoplasmosis – mos ha biftek të mesëm dhe bëj kujdes me mishin e grillit.
Dhëmbët dhe mishtrat e dhëmbëve janë më të prirur të sëmuren gjatë shtatëzanisë, ndaj planifiko një kontroll dhëmbësh sa je shtatëzanë, mirëpo sigurohu t’i tregosh dentistit gjendjen që mos të të bëjë radiografi. Mund të vëresh që mishi i dhëmbëve gjakos më shumë sa herë që i lan me furçë ose përdor fillin. Nëse merakosesh dhe nuk guxon të përdorësh mjekime që jepen pa recetë, fol me mjekun ose me farmacistin tënd, ose telefonoji për këshillë.
Me siguri që po vesh rroba të gjera, më tepër për shkak të barkut se sa të peshës që po shton. Mund të shohësh që të nevojitet stil i ri për t’iu përshtatur shtatit ose një rutinë tjetër për kozmetikën – hidhi një sy këshillave për bukuri nga Bobby Broën. Është koha e duhur të rimendosh dukjen tënde. Ka shumë linja të veshjeve për shtatëzane ku mund të zgjedhësh, si nëpër shitore, ashtu dhe përmes porosive. Një ose dy gjëra kryesore me cilësi të mirë mjaftojnë për pjesën më të madhe të shtatëzanisë. Për raste të veçanta mund të zgjedhësh dika nga linjat më solemne dhe më të sofistikuara që për fat i kemi tani.
Fakte për tu marrë në konsideratë
Mos u shqetëso nëse kontrollet e para tregojnë se placenta është e ulët - 90 për qind ngrihet lart deri nga java e 28-të.
Përpiqu të rregullosh një takim mes partnerit tënd dhe mamaisë në mënyrë që ta kaloni bashkë shtatëzaninë. Kjo i ndihmon atij ta ndajë këtë përvojë me ty.
Strijat mund të paraqiten që në muajin e tretë ose të katërt, sidomos tek gjinjtë – përdorimi i reçipetave të forta ndihmon parandalimin ose minimizimin e tyre.
E ke grupin e gjakut me rezus negativ? Ç’do të thotë kjo për ty dhe foshnjen tënde.