Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 6 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Tani jeni gjashtë javë shtatëzënë (ose në javën e shtatë nëse preferoni t’i numëroni ashtu).

Nga fundi i kësaj jave, fëmija juaj e ka madhësinë e një kokërr boroniceje. Nëse do të mund të shihni brenda vetës suaj, ju do të shihni një kokë të madhe dhe disa shenja të zeza ku sytë dhe vrimat e hundëve kanë filluar të formohen. Veshët që po dalin tani vërehen, si dhe krahët dhe këmbët që duken si sythe të sapodalura. Duart dhe shputat kanë formën e lopatave, dhe gishtërinjtë tani kanë filluar të marrin formë. Zemra është ndarë në dhomat e djathta dhe ato të majta dhe po rrahë përafërsisht 150 herë në minutë - afërsisht sa dy herë të rrahurat e zemrës së një të rrituri.

Zhvillimi i fetusit – java e 6 e shtatëzanisë

Embrioni ka madhësinë e një kokërr boroniceje. Nëse do të mund të shihnit brenda vetës suaj, do të shihni që koka e fetusit është më e madhe në krahasim me pjesën tjetër të trupit. Pjesët e fytyrës së fetusit po formohen me disa hije të zeza që më vonë do të jenë sytë dhe vrimat e hundëve, gjithashtu edhe gropëzat ku do të formohen veshët.

Sythet e sapodalura që do të formojnë krahët dhe këmbët këtë javë janë edhe më të dallueshme. Duart dhe shputat e embrionit duken si lopata. Zhvillimi i mëtutjeshëm përfshinë hipofizën dhe fibrat e muskujve. Ende nuk mund ta dëgjoni por zemra (e cila tashmë është e ndarë në dhomën e djathtë dhe të majtë) po rrahë përafërsisht 150 rrahje në minutë - sa dy herë të rrahurat e juaja.

Nga gjysma e kësaj jave, embrioni do të bëje lëvizjet e para. Fatkeqsisht, juve do të ju duhet të prisni deri nga gjysma e tremujorshit të dytë për të ndjerë kënaqësinë e ushtrimeve të para të fëmijës suaj.

Si po ndryshon jeta juaj

Nga jashtë njerëzit nuk do të arrijnë të shohin ndonjë shenjë të zhvillimit qe po ndodhë brenda jush por lodhja dhe të përzierit mund të ju bëj të ndiheni e dobët, veçanërisht nëse nuk i keni treguar në punë askujt që jeni shtatëzëne. Për të kompensuar lodhjen, ç’lodhuni sa më shumë që të mundeni në shtëpi dhe përfshijeni partnerin tuaj njëkohësisht në shtatëzaninë tuaj. Provoni të bëni prioritet pushimin dhe të vizitoni gjinekologun.

Ndoshta keni menduar që netët e shqetësuara janë pasi që vjen fëmija, por shumë gra kanë gjumë jo të mirë që nga fillimet e shtatëzanisë. Ndonjherë shkaku është fizik - mitra juaj tanimë e rritur shkakton shtypje tek fshikëza duke e bërë më të shpeshtë nevojën për urinim dhe vizitat në WC. Apo ndoshta gjoksi i tharë nuk ju lë të rehatoheni, apo zgjoheni në mes të natës me nevojë për të ngrënë.

Ndiqni këshillat tona bazë, për të ju ndihmuar të keni një natë me gjumë të pushueshëm.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Dëshira për të ngrënë! Mundohuni t’i përmbushni këto dëshira duke mos u ngulfatur me ushqim jo të shëndetshëm, por duke zgjdhur ushqim të shëndetshëm sikur selino, karrota, shalqi, dhe mango.

Po kërkoni ndonjë kurs për ushtrime? Pse të mos provoni ushtrime aerobike me ndikim të vogël, ose të provoni seanca për trajtimin e peshës.

Pse shumë gra shtatëzëna kanë kapsllëk gjatë shtatëzanisë, dhe si duhet shmangur.

Ju nevojiten recipeta më të mëdha për të mbajtur gjoksin tuaj që po zgjerohet shumë shpejtë? Shikoni pse është më mirë që të shmangni gjatë shtatëzanisë recipetat që kanë tel në pjesën e fundme.

A është i sigurt përdorimi i ilaçeve kundër insekteve dhe sprejit kundër pleshtave?

Shtatëzania ektopike - çfarë duhet të dimë?

/komuniteti