Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 8 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Tani ti je tetë javësh shtatëzënë (ose në javën e nëntë nëse preferoni t’i numëroni ashtu). Bishti i vockël po zhduket dhe kanë ndodhur aq shumë ndryshime saqë bebja jote është shndërruar nga një embrion dhe tani zyrtarisht quhet fetus. Kjo është faza kritike kur formohen organet e bebit.

Zhvillimi i fetusit - java e 8 e shtatëzanisë

Përgëzime – tani, embrioni yt quhet fetus, që do të thotë "fëmijë". Uterusi yt zmadhohet për t’i bërë vend banorit të ri që tani është afërsisht 1.6 centimetra. Këtë javë do të ndodhin shumë ndryshime – bishti embrionik është zhdukur dhe të gjitha organet, muskujt dhe nervat fillojnë të funksionojnë. Tani, duart përthyhen tek kyçet dhe këmbët nisin ta humbin pamjen si me rrjetë. Qepallat nisin të mbulojnë sytë.

Shtatëzania po ta ndrshon edhe trupin. Ndoshta të gjinjtë të janë rritur aq sa mund të të duhen reçipeta më të mëdha dhe me mbajtëse më të forta se të vjetrat. Mund të vëresh se po të zgjerohet edhe beli, kështu që mund të të duhet t’i ruash diku xhinset e dashura për vitin tjetër. Nëse pi mjaft ujë me fluor – tetë gota apo më shumë në ditë – me siguri që po merr fluor të mjaftueshëm në mënyrë që kalciumi dhe fosfori të lidhen mirë në dhëmbët dhe kockat që po i zhvillohen bebit.

Tani, bebi lëviz dhe ndryshon pozicion vazhdimisht, edhe pse mund të të duhen edhe disa javë për ta ndjerë. Krahët janë rritur dhe duart tani janë përthyer tek kyçet dhe takohen mbi zemër. Këmbët po i zgjaten dhe mund të takohen mbi trup. Është ende herët për të kuptuar nëse do të kesh vajzë apo djalë, edhe pse mund të zbavitesh duke dëgjuar fjalët e plakave që parashikojnë gjininë.

Si po ndryshon jeta juaj

Edhe pse nuk ke shtuar në peshë, disa pjesë të trupit tënd po rriten me siguri, si për shembull gjinjtë. Rritja e sasisë së gjakut nuk shihet me sy, mirëpo nga fundi i shtatëzanisë do të kesh 45 deri në 50 për qind gjak më shumë nëpër damarët e tu që nevojitet për të plotësuar nevojat e bebit. Kjo kërkesë e shtuar për gjak në qarkullim mund të çojë drejt variçeve (venave) dhe krijimit të hemorroideve, kështu që lexoji sugjerimet tona për vetë-ndihmë që të parandalosh krijimin e problemeve.

Ç’plane ke për pushime? Të jesh shtatëzanë mund të ndikojë tek zgjedhja jote. Të duhet të mendosh për sigurim shëndetësor, si do të udhëtosh dhe për vaksinim para se të vendosësh ku t’i kalosh pushimet. Nëse ke mundim në mëngjes, mund të shqetësohesh nga fakti se udhëtimi t’i shton mundimet ose gjendja mund të të keqësohet në lartësi apo temperatura të mëdha. Këtu ke ndihmë – ndiqi këshillat tona për udhëtare shtatëzane që të ndihmojnë të planifikosh një pushim të sigurtë, relaksues dhe të gëzuar.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Lajmi i mirë është se mund t’ia lejosh vetes të hash 300 kalori më shumë në ditë për të ndihmuar foshnjen. Lajmi i keq është se ndoshta ende nuk ke aq uri. Mos u shqetëso – mundimi i mëngjesit do të kalojë shpejt. Ndërkohë, përpiqu të marrës pak vitaminë B6 për lehtësim.

Rritja e nivelit të hormonit relaxin mund të nënkuptojë që të duhet të ndryshosh dietën që të përballesh me kapsllëkun.

Përpiqu të rrisësh nivelin e kalciumit. Je mërzitur nga qumështi? Provo lëng portokalli me kalcium të shtuar ose djathë me pak yndyrë.

Të pëlqen të bësh banjo me vajra aromatikë? Lexo për të mësuar si është përdorimi i sigurtë i tyre në shtatëzani.

Nëse shumë e sëmurë ose e lodhur, nuk të vjen të shoqërohesh me njerëz. Përpiqu të caktosh kohë për pushim nëse së shpejti do kesh ndonjë festë me rëndësi.

/komuniteti