Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 26 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Fëmija juaj në këtë javë ka një gjatësi prej 36 cm. Nëse do të kishit mundësi ta shihnit këtë javë, do të mund të dallonit një shfaqje të lehtë të ngjyrës së syve të tij (blu, kafe,jeshil, lajthi), të cilët fillojnë ti hapin në këtë periudhë. Ai i përgjigjet tingujve ose zërave në mënyrë gjithmonë e më të vazhdueshme deri në fund të muajit të shtatë, atëherë kur nervat e rrugëve të dëgjimit arrijnë të formohen plotësisht.

Zhvillimi i fetusit - java e 26 e shtatëzanisë

Duke matur fëmijën tuaj nga koka deri te këmbët (me këmbë shtrira), gjatësia e tij është rreth 36 cm. Ai peshon pak më shumë se 760 gram. Sytë e fëmijës fillojnë të hapen në këtë javë. Përgjigjet ndaj tingujve apo zërave fillojnë të rriten në mënyrë të vazhdueshme deri në fund të muajit të shtatë, atëherë kur nervat e rrugëve të dëgjimit arrijnë të formohen plotësisht. Gjithashtu fëmija do të vazhdojë të marrë frymë pasi frymëmarrja e tij është vetëm në ujë dhe jo në ajër, por gjithsesi është një praktikë e mirë që mëson për momentin pasi lind.

Ushqyerja juaj është shumë e rëndësishme pasi në këtë fazë rritja e fëmijës dhe zhvillimi i trurit ndodhin shumë shpejt. Vazhdoni të ushqeheni me një dietë të balancuar ku përfshihen sasi të mëdha drithërash dhe perimesh. Ushqime të pasura me fibra, ku përfshihen bukët me drithëra dhe drithërat e thata, thjerrëzat dhe orizi i bardhë kanë shumë vitaminën B e cila ndihmon në shmangien e kapsllëkut.

Klasat tuaja të paralindjes duhet të fillojnë në javët që vijnë, nëse nuk kanë filluar akoma. Këto klasa do t’ju japin informacione rreth lindjes dhe ditëve të para të të qenit prind. Të qenurit e informuar ndihmon në qetësimin e shumë shqetësimeve apo problemeve që mund të keni rreth procesit të lindjes.

Si po ndryshon jeta juaj

Jeni përafersisht në tremujorin e tretë. Më shpejt se e mendoni do të keni në krahët fëmijën tuaj. Në këtë kohë ju mund të ndjeni një rritje të presionit te gjakut, gjë e cila është normale. Nëse keni një rritje peshe të menjëhershme, ose shikimi ju turbullohet, dhe duart ose këmbët ju bymehen ju mund të keni para-eklampsi. Lajmëroni mjekun tuaj menjëherë nëse dalloni ndonjë nga shenjat e sipërpërmendura. Kontrolloni dhe shenja të tjera të cilat nuk duhet ti lini pas dore asnjëhere.

Nëse kryeni një analizë për infeksionet vaginale gjatë shtatëzanisë si myku, rezultati mund të dalë pozitiv edhe për streptokokun B. Ky është një infeksion i zakonshëm të cilin shumë femra mund ta bartin pa e ditur dhe pa u shkaktuar ndonjë dëmtim, por i cili mund të jetë shumë i rrezikshëm për të porsalindurit.

A e ka zgjidhur partneri juaj lejen nga puna për baballarët? Pyesni mbi rregullat e kompanisë ku punoni.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Nëse jeni duke ndërtuar një plan lindjeje, mundohuni ta ruani fleksibël. Këshillohuni me partnerin por veëanërisht me maminë tuaj.

Nëse jeni duke pritur binjakë ose më shumë? Mendoni se mund të jeni në gjendje të kryeni një lindje normale – shumë femra munden – por gjithsesi përgatituni për komplikimet gjatë shtatëzanisë së shumëfishtë.

 

 

/komuniteti