Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 29 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Truri i fëmijës tuaj është duke u zhvilluar shumë shpejt, dhe koka ka filluar të zgjatet dhe ka vështirësi të zërë një pozicion të rehatshëm. Nëse jeni duke pritur një djalë, testikujt e tij kanë filluar të lëvizin pranë veshkës dhe ijeve. Nëse jeni duke pritur një vajzë, klitori i saj vazhdon të jetë i dukshëm sepse pjesa e buzëve është shumë e vogël dhe nuk mund ta mbulojë. Kjo do të ndodhi në javët e fundit para lindjes.

Zhvillimi i fetusit – java e 29 e shtatëzanisë

Koka e fëmijës ka filluar të zmadhohet dhe zhvillimi trurit ndodh shumë shpejt. Zakonisht të gjithë fëmijët reagojnë kundrejt tingujve rreth javës së 30.

Ushqyerja e fëmijës është shumë e rëndësishme dhe arrin kulmin gjatë tremujorit të tretë. Ju nevojiten sasi të mëdha proteinash, vitamina C, acid folik, hekur, kalcium (rreth 200 miligram i depozitohen kockave të fëmijës çdo ditë), kështu që ushqehuni me ushqime të pasura. Skeleti fillon të forcohet më shumë dhe truri, muskujt dhe mushkërite po arrijnë pjekurinë e duhur. Kështu që shikoni me vëmendje ushqyerjen dhe sigurohuni të merrni mineralet dhe vitaminat e duhura.

Si po ndryshon jeta juaj

Oreksi juaj vjen duke u shtuar në tremujorin e tretë kështu që mundohuni ti rezistoni ëmbëlsirave, ushqimeve në fast food – ndiqni këshillat tona mbi ushqyerjen e shëndetshme në këtë fazë të shtazanisë. Sigurohuni që jeni duke marrë mjaftueshëm hekur, i cili ndihmon në qelizat e kuqe të gjakut të fëmijës. Hekuri shtesë mund të ndikojë në gjendje kapsllëku kështu që është një ide e mirë marrja e sasisë së hekurit përmes ushqimeve si mishi, sallatat dhe ushqimet jeshile dhe drithërat.

Nëse nuk jeni përshtatur ende me ushtrimet fizike,tashmë është koha e duhur të ndërmerrni disa aktivitete të ndihmoni trupin të zgjatet dhe të hapet përpara lindjes. Pse të mos provoni të gjeni një klase yoga veçanërisht për gratë shtazëna? Kjo nuk do ju ndihmojë vetëm për frymëmarrje më të lehtë dhe të thellë, por gjithashtu instruktori mund t’ju ndihmojë për gjetjen e pozicioneve me të rehatshme gjatë lindjes. Madje edhe tërheqje dhe lëvizje të herë pas hershme mund t’ju ndihmojnë në menjanimin e ngërceve të muskujve – kështu që lëvizni dhe bëni ushtrime!

Fakte për tu marrë në konsideratë

Kontaktoni me prindërit e vetëm dhe personat e tjerë që janë në të njejtin pozicion si ju. Ju nuk keni pse të përballeni me këtë gjë e vetme.

/komuniteti