Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 31 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Lëvizjet e fëmijës tuaj tani ndoshta janë duke ndryshuar disi – ato mund t’ju duken më pak të shpeshta dhe më pak të forta, sepse fëmija nuk ka më aq shumë vend në mitrën tuaj dhe nuk mund të bëjë më aq shumë rrotullime. Fëmija juaj tani mund të lëvizë kokën e tij nga njëra anë në tjetrën, organet e tij po vazhdojnë të zhvillohen dhe një shtresë yndyrë po krijohet nën lëkurën e tij.

Zhvillimi i fetusit – java e 31 e shtatëzanisë

Krahët, këmbët dhe trupi i fëmijës tuaj po vazhdon të mbushet – dhe më në fund ato janë në proporcion me madhësinë e kokës. Ai tashmë peshon rreth 1,5 kilogram dhe duket shumë si një i porsalindur. Gjatësia e tij është rreth 41 centimetra nga koka deri tek këmbët.

Ju mund të vini re se fëmija nuk është duke lëvizur më aq shumë brenda jush. Mos u shqetësoni. Ai nuk ka me hapësirën e mëparshme në mitrën tuaj. Për aq kohë sa ju mund të ndjeni përpëlitjet e tij, ju duhet të kuptoni se fëmija është fare mirë. Besojeni apo jo, fëmija ende ka mjaft për tu rritur. Ju mund të prisni që fëmija juaj të fitojë mesatarisht edhe 900 gram, deri sa të lindë.

Organet e fëmijës tuaj po vazhdojnë të zhvillohen dhe tashmë në fshikëzën e tij të urinës është duke kaluar ujë: një praktikë e mirë kjo për procesin e urinimit, që fëmija do të ketë pasi të lindë. Shumë shpejt ju mund të filloni të pyesni veten se çfarë dëshiron fëmija juaj – skanet e trurit kanë treguar se fëmijët rreth muajit të tetë kanë periudha gjumi me ëndrra.

Ju ndoshta keni fituar 1,3-1,8 kilogram gjatë këtij muaji. Fitimi i rreth 450 gram në një javë është shumë normal gjatë tremujorit të fundit të shtatëzanisë, pasi fëmija kalon zhvillimin dhe rritjen përfundimtare para lindjes.

Si po ndryshon jeta tuaj

Deri sa fëmija të bjerë poshtë në legenin tuaj (rreth javës së 37-të të shtatëzanisë nëse kjo është shtatëzania juaj e parë dhe deri në lindje nëse ju keni pasur fëmijë të tjerë më parë), ju mund të ndiheni e pangopur me frymë, sikur nuk arrini të thithni ajër sa duhet. Kjo ndodh sepse mitra juaj tashmë është rritur aq shumë duke shtyrë diafragmën tuaj – muskulin e madh të sheshtë që ndihmon frymëmarrjen. Në këto raste shplodhja ndihmon, kështu që përpiquni të pushoni sa më shumë që të jetë e mundur. Pushimi mund të ndihmojë gjithashtu edhe nëse fëmija ka përmasa më të vogla në raport me të dhënat e tij.

A është barku juaj duke ju shkaktuar dhimbje shpine? Filloni të përdorni këpucë me take më të ulët nëse ende nuk e keni bërë diçka të tillë dhe shmangni peshat e rënda, të cilat shkaktojnë tërheqje muskulare mbi ligamentet tuaja të buta. Mamia juaj mund t’ju sigurojë një korse materniteti që ju ndihmon shpinën dhe ju mban në vend – kjo nuk është seksi por e dobishme nëse ju ndiheni e parehatshme. Shumë gra përjetojnë dhimbje të ijeve ndërkohë që shtatëzania përparon, dhe në disa gra, ligamentet që mbështesin legenin lëshohen aq shumë sa nyjet që mbajnë kockat e legenit të lidhura nuk punojnë më si duhet. Kjo gjendje quhet Mosfunksionim i Symphysis Pubis (SPD) dhe është një gjendje shumë e dhimbshme. Oh, harruam kënaqësitë e të qenit shtatëzëne!

Nëse ju dhe partneri juaj po bëheni nervoz në lidhje me ditën e madhe, mund t’ju ndihmojë nëse filloni të rikujtoni edhe një herë atë që e keni mësuar në klasat tuaja të paralindjes dhe nëse praktikoni ushtrimet e frymëmarrjes që keni mësuar më parë. Pse të mos vazhdoni me metodat e qetësimit të dhimbjeve që keni përgatitur sipas rradhës së caktuar. A do të përdorni një epidural apo jeni duke planifikuar të përdorni entonox për aq kohë sa të jetë e mundur. Dhe cilat janë pikëpamjet tuaja mbi pethidinën dhe meptidin?

Fakte për tu marrë në konsideratë

Balancimi mes punës dhe shtatëzanisë mund të bëhet një punë e vështirë. Shikoni rekomandimet tona ndihmuese për këtë gjë.

Nëse fëmija juaj i fundit ka lindur para kohe (prematur), kjo mund të jetë një kohë ankthioze për ju. Zbuloni nëse ka të ngjarë që të keni sërish një lindje të parakohshme!

/komuniteti