Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Java e 37 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Këtë javë, pjesa më e madhe e shtresës së pushit të quajtur lanugo, fillon të bjerë dhe vernix caseosa – shtresa e bardhë që mbulon fëmijën në barkun tuaj dhe mbron zhvillimin e lëkurës së tij – fillon të zhduket, edhe pse një pjesë e saj mund të mbetet në lindje. Foshnja i gëlltit të dyja këto, së bashku me sekrecionet e tjera, dhe të gjitha këto do të qëndrojnë në zorrët e fëmijës deri në lindje. Kjo përzierje e zezë, e quajtur meconium, do të jetë lëvizja e parë në zorrët e tij.

Zhvillimi i fetusit – java e 37 e shtatëzanisë

Fëmija juaj peshon afërsisht 2,8 kilogram dhe mund të jetë rreth 48.6 centimetra i gjatë nga koka deri në majen e këmbës. Koka e fëmijës tuaj tani ndodhet në gropën e legenit tuaj – e rrethuar dhe e mbrojtur nga kockat e legenit tuaj. Ky pozicion krijon nje hapësirë shumë të nevojshme për rritjen e këmbëve dhe vitheve të fëmijës.

Shumë foshnje tani e kanë kokën plot me flokë, ndoshta rreth 2,5 centimetra të gjatë. Por mos u habisni nëse flokët e fëmijës tuaj nuk kanë të njejtën ngjyrë me tuajat. Çiftet me flokë të zinj ndonjëherë befasohen kur fëmijët e tyre lindin me flokë të shëndritshëm ose të verdhë, dhe në të njejtën mënyrë, çifte me flokë të verdhë mund të lindin foshnje me flokë të errët. Dhe pastaj, sigurisht, disa fëmijë mund të mos kenë flokë fare kur lindin.

Mëqe po flasim për flokët, pjesa më e madhe e pushit të quajtur lanugo që mbulonte fëmijën tuaj që prej javës se 26, është zhdukur, dhe njëkohësisht me të është zhdukur edhe pjesa më e madhe e vernix caseosa, substanca e bardhë që mbulonte fëmijën tuaj. Fëmija juaj do ti gëlltisë të dyja këto, së bashku me sekrecionet e tjera, dhe do ti depozitojë ato në zorrët e tij. Këto do të përbëjnë lëvizjen e parë në zorrët e fëmijës tuaj, një substancë e zezë mbeturinash e quajtur meconium.

Tashmë shumë gra shqetësohen në lidhje me faktin nëse do të mund të kuptojnë se kur është koha e tyre e lindjes. Shikoni seksionin tonë mbi lindjen.

Si po ndryshon jeta juaj

Javët e ardhshme janë një lojë pritjeje. Mundohuni ta shijoni këtë kohë përpara se të keni fëmijën – ushqehuni mirë dhe pushoni shumë. Nëse keni nevojë për ndihmë për të përballuar gjendjen e dëshpëruar në fund të shtatëzanisë, ju mund të shikoni përpara në kohë dhe të zbuloni se si do të duket i porsalinduri juaj.

Nëse do ta lindni fëmijën tuaj në shtëpi, mamia juaj do të sjellë tek ju një paketë të lindjes në shtëpi. A jeni të sigurt se keni marrë me vete gjithçka që ju duhet, nëse do të lindni në spital? Hidhini një sy listës së paketimit të plotë për në spital. Kjo është një ide e mirë në mënyrë që të përcaktoni veshjet që dëshironi ti vishni fëmijës pas lindjes si dhe për udhëtimin në shtëpi. Mos harroni kostumin tuaj për kthimin në shtëpi – ndoshta do ju duhet të qëndroni edhe për pak kohë me rrobat e maternitetit, pasi do të keni ende pak bark të fryrë pas lindjes.

Kjo është edhe mundësia e fundit e partnerit tuaj për të parë se si mund t’ju ndihmojë. Ka mjaft rekomandime në këshillat tona më të mira për trainerët gjatë lindjes, dhe historitë e lindjeve nga baballarët, që ju mund ti lexoni. Përderisa keni ende kohë, mund të blini disa libra për vitin e parë të jetës së fëmijës, ose disa lodra dizajnuar posaçërisht për të sapolindurit. Së fundi, sigurohuni të dini se si të vendosni sediljen për fëmijë në makinë, për kthimin nga spitali.

Fakte për tu marrë në konsideratë

Ka shumë mundësi që ju të bëni një takim tek mjeku këtë javë, kështu që tregojini mjekut tuaj apo mamisë për çdo simptome të ri që jeni duke përjetuar.

/komuniteti