Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Djegja nga dielli

Cila është mënyra më e mirë për trajtimin e foshnjes nga djegja e diellit?

Së pari kontaktoni me mjekun. Djegja nga dielli tek foshnjat nën 1 vjeç mund të jetë më serioze se sa duket. Mjeku i foshnjes do të ju pyes për simptomet e foshnjes, dhe mund të ju kërkojë që ta dërgoni foshnjen për ekzaminim, për tu siguruar që nuk ka nevojë për ndonjë trajtim emergjent.

Do të duhej ti jepni sasi të konsiderueshme lëngjesh (qumësht gjiu apo formulë) për ta ndihmuar që të qetësohet dhe ti zëvendësojë lëngjet e humbura nga qëndrimi në diell. Për të qetësuar zonat e djegura nga dielli, lagni një shtupë të pastër dhe të butë me ujë të pastër, shtrydheni, dhe vendoseni me kujdes në lëkurën e foshnjes 10 gjer në 15 minuta, duke e praktikuar disa herë gjatë ditës, për tu siguruar që foshnja juaj nuk ka ethe.

Foshnja juaj do të dëshirojë një banjë të freskët. Për ta qetësuar më shumë, hidhini ujit sodë buke apo trajtim të veçantë me miell tërshëre adekuat për banjë (nëse ka në dyqane për të blerë). Përkëdhelni lëkurën e thatë të foshnjes (mos e fërkoni!) dhe vendosni losion të njomë me bazë uji (pa alkohol) apo ndonjë gel nga aloe vera për të qetësuar kruarjen, e cila mund të bëhet edhe më keq kur fillon të bie lëkura.

Pyesni mjekun nëse është në rregull për ti dhënë dozë adekuate të ibuprofrenit foshnjes tuaj (nëse foshnja është mbi 6 muajshe) për të qetësuar dhembjen. (Asnjëherë mos i jepni foshnjes tuaj aspirin, sepse mund të rrezikohet nga Reye's syndrome.

Visheni foshnjen me rrobe të shlira, që nuk e irritojnë lëkurën e djegur, dhe siguroheni që ta mbani larg diellit deri sa të shërohet plotësisht nga djegja, sepse mund të digjet shumë lehtë për të dytën herë.

Çfarë nuk duhet bërë:

• Mos vendosni në lëkurë të foshnjes prodhime me bazë vajguri siç është vazelina. Kjo parandalon të nxehtit dhe djersitjen prandaj mund ta përkeqsojë gjendjen. E njejta gjë vlen edhe për vajërat dhe dhjamin.

• Mos përdorni sprejë të ndihmës së parë apo kremëra që përmbajnë benzolkain sepse mund ta irritojnë lëkurën e foshnjes tuaj apo mund të shkaktojnë reagim alergjik.

• Mos vendosni akull apo ujë të akullt në lëkurën e foshnjes.

• Mos i pëlcitni fluskat.Ato janë formuar për të mbrojtur nënlëkurën e foshnjes dhe pelcitja e tyre mund të shkaktojë infeksion. Nëse ato pëlcasin vetvetiu, trajtojini me kujdes me ndonjë krem antibiotik.

Pse është aq serioze djegja nga dielli?

Djegja nga dielli është në fakt lëkura e djegur. Lëkura e foshnjes suaj është shumë e hollë dhe shumë e ndjeshme, mund të digjet në çast. Djegja nga dielli mund të bëhet djegje e shkallës së parë, e cila mund të shkaktojë skuqje, dhembje dhe fryrje të njomë. Djegja e shkallës së dytë, është më serioze, më me shumë fryerje, skuqje dhe fluska.

Djegja e shkallës së parë zakonisht shërohet për dy gjer në pesë ditë, përderisa djegja e shkallës së dytë mund të zgjasë me javë të tëra.

Shenjat tjera të djegjes serioze janë temperatura apo dhembja ekstreme, të vjellat, djegjet apo dëliri. Nëse foshnja juaj ka kaluar kohë të gjatë në diell, mund të jetë poashtu në rrezik nga goditja e të nxehtit.

Çfarë nëse foshnjes fillon ti bie lëkura?

Mos u alarmoni nëse lëkura e djegur fillon të bie. Kjo është pjesë e natyrshme e procesit të shërimit. Zakonisht fillon ca ditë pas djegjes nga dielli.

A duhet brengosur shumë rreth dëmtimit të lëkurës nga dielli?

Po. Djegja nga dielli dmth që lëkura është dëmtuar nga rrezet ultraviolete (UV) dhe është ekspozuar ndaj radiacionit UV nga dielli i cili është shkaktari numër një i kancerit të lëkurës.

Disa studime sugjerojnë që shumë djegje të diellit gjatë fëmijërisë mund të shkaktojnë malanomën më vonë gjatë jetës, formë vdekjepruese e kancerit të lëkurës.

Fëmijët me flokë biond, lëkurë të zbehtë dhe sy të gjelbërt apo të kaltër janë më të rrezikuar nga dëmtimet e lëkurës apo kanceri lëkurës nga ekspozimi ndaj diellit, por djegja nga dielli është e rrezikshme për të gjithë.

Si mund ta parandaloj foshnjen time që të mos digjet nga dielli?

Nuk është e vështirë, por duhet të jeni vigjilent. Kur mbani foshnjën jashtë, visheni me mëngë të gjata, pantalona, dhe kapele dhe vendosini kremin mbrojtës ndaj rrezeve të diellit. Mbajeni në hije sa më shumë që mundeni, sepse edhe kjo është pjesë e mbrojtjes.

Mbani në mend që përderisa dielli është më i rrezikshëm prej orës 10.00 gjer në 16.00 (duhet ta mbani mbrenda foshnjen gjatë kësaj kohe) foshnja do ti ekspozohet rrezeve ultraviolet gjatë kësaj kohe.

Vendosni kremin për mbrojtje ndaj rrezeve të diellit në të gjitha zonat e lëkurës. Zgjedhni PABA – kremë të lirë me SPF (faktorin mbrojtës të diellit) më së paku 15, dhe vendoseni 30 minuta para se të dilni jashtë që ti jepni mundësinë të absorbohet. Mandej përsëriteni çdo 2 orë – por edhe më shpesh nëse foshnja djersitet shumë apo nëse lahet në ujë.

Gjer në vitin 1999, Akademia e Pediatërve Amerikanë (AAP) rekomandonin kundër çfarëdo lloji të kremit mbrojtës tek foshnjat më të vogla se 6 muaj, por ky rekomandim u rishikua disi. Nëse rrobet adekuate dhe hija nuk janë të mundshme, atëherë ju duhet të përdorni kremin mbrojtës tek foshnjet nën 6 muajshe por mos derdhni pa kursim. Vetëm aplikoni një sasi të vogël losioni në zonat e ekspozuara.

/komuniteti