Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Linja e kremërave të diellit nga Bübchen

BABY SENSITIVE QUMËSHT PËR RREZITJE SPF30 150ml, 50ml

Posaçërisht i zhvilluar për lëkurën e ndjeshme të fëmijëve. Përmban filtra të kombinuara dhe komponente të vlefshme për përkujdesje dhe mbrojtje. Sistemi i filtrave UVA/UVB ofron mbrojtje të gjerë të lëkurës kundër dëmeve të përhershme që shkakton dielli, duke parandaluar djegien nga dielli. Aloe vera, panthenoli dhe vitamina E kanë një efekt të shprehur anti-inflamator. Lehtë shpërndahet dhe mbron që nga minuta e parë e aplikimit. Extra rezistent ndaj ujit. Pa parfum, konzervues, ngjyra artificiale apo oktokrilen. I përshtatshëm për foshnje të sapolindura dhe fëmijë!

Përdorimi: Aplikoni një shtresë të hollë të losionit në lëkurë. Kohëzgjatja e mbrojtjes duhet të përcaktohet mbi bazën SPF. Për fëmijë dhe të rritur me lëkurë të zbehtë, kohëzgjatja e mbrojtjes me SPF 30 është 150 minuta. Mbron menjëherë pas aplikimit. Pas larjes dhe fshirjes, e gjithashtu edhe pas përfundimit të minutave parapara të mbrojtjes, rekomandohet që të ri-aplikoni losionin për të ruajtur nivelin e nevojshëm të mbrojtjes.

Vërejtje e rëndësishme: Para larjes të lyhet me shtresë të mjaftueshme dhe të shmanget dielli i mesditës. Për mbrojtje të vazhdueshme të përsëritet rregullisht – posaçërisht pas larjes. Bebet dhe fëmijët e vegjël të ruhen nga dielli i drejtpërdrejt dhe të përdoren kremërat kundër diellit me faktorë të lartë mbrojtës. As faktori më i lartë kundër diellit nuk ofron mbrojtje të plotë nga UV-rrezet! Të shmanget kontakti me tekstil – njollat janë të mundëshme!

 

LOSION PAS RREZITJES 200ml

Jep lagështi dhe ushqen lëkurën pas rrezitjes. Gjalpi shea, vaji i bajameve, lulediellit dhe vaji i trëndafilit të egër hidratojnë lëkurën dhe rikthejnë barrierën mbrojtëse të lipideve. Për shkak të panthenolit dhe vitaminës E, losioni shumë shpejt dhe në mënyrë shumë efektive lehtëson skuqjet dhe djegiet e lëkurës, dhe gjithashtu e freskon atë. I përshtatshëm për foshnje të sapolindura!

Përdorimi: Aplikoni pak losion në lëkurë të skuqur (djegur) dhe lëreni të absorbohet.

/komuniteti