Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

12 shkaktarët më të shpeshtë të alergjisë

Për miliona njerëz të cilët vuajnë nga alergjitë dhe astma, grimcat në ajër mund të përkeqsojnë dhembjet respiratore gjatë tërë vitit. Gjenden kudo në ushqim, ilaçe, në substanca të tjera të cilat shkaktojnë reaksione alergjike dhe është e qartë që alergjenë ka kudo rreth nesh.

Simptomet mund të jenë nga më të ndryshmet, nga rrjedhja e hundës gjer te frymëmarrja e vështirësuar, ku shkaktari është i njejtë: reaksionet alergjike ndodhin kur sistemi imunitar në trup reagon në alergjenë dhe trupi sekreton histaminë, i cili lufton me alergjenët, dhe me këtë shkakton reaksione të ndryshme.

Këto janë 12 alergjitë më të shpeshta:

1. Sporet nga këpurdhat – Teshtima, rrjedhja e hundës, kruarja e syve nuk do të ndalojnë pas verës. Këpurdhat mund të gjenden jashtë gjatë muajve të verës në lisa, bari, bimë etj. Por këpurdhat krijohen edhe në ambiente shtëpiake me lagështi sidomos nëpër banjo, kuzhina, bodrume.

Këpurdhat kanë spore të cilat fluturojnë në ajër dhe lehtë mund të merren me frymëmarrje. Në mënyrë që të zvogëloni simptomet, kaloni më shumë kohë jashtë, gjatë muajve të verës dhe përdorni filterë për pastrimin e ajrit në shtëpi.

2. Pluhuri (merimangat) – Ato janë organizma mikroskopikë të cilët gjenden në secilën shtëpi. Jashtëqitja e tyre është kyçe për reaksione siç janë teshtima, sy të përlotur. Ato më së shumti gjenden në dhoma dhe për këtë arsye duhet të shmangni jastekët në krevate, mbulesat, tepihët e leshtë, perdet.

3. Poleni – ky pluhur reproduktiv nga vegjetacioni, i cili pa vështirësi udhëton në erën e lehtë, është shkaktari më i shpeshtë i alergjisë. Poleni i cili shkakton simptome të reaksioneve alergjike vie nga lisa të ndryshëm, bari dhe farat. Farat e keqija janë përgjegjëse për 75 për qind të simptomave të alergjive të polenit.

Mund të mbroheni duke u kujdesur në kohën kur është shkalla më e lartë e polenit në ajër, dhe kjo është zakonisht në mëngjesin e hershëm kur do të duhej ti përdoni ilaçet sipas udhëzimeve të mjekut nëse keni reaksione të mëdha.

4. Alergjia në kafshë – Alergjia në kafshët shtëpiake është reaksioni në zbokthin e kafshës (ljuspat e lëkurës), pështyma, urina dhe fekalet. Pelushi i kafshëve vetvetiu nuk është alergjen, por në të mund të gjendet poleni, pluhuri, dhe alergjenët tjerë.

Kur dikush është alergjikë në kafshë shtëpiake dhe gjatë frymëmarrjes merr zbokth apo bie në kontakt me pështymën e tyre, sistemi i tij imunitar fillon të mbrohet duke lëshuar histaminë dhe më shumë se 40 kemikale të tjera të cilat mbrojnë nga alergjeni. Disa njerëz mund të jenë alergjikë vetëm në disa lloje qenësh, por alegjitë në mace janë dyfish më të shpeshta.

5. Lateksi – Prodhimet nga goma siç janë dorëzat, kondomët, ballonët, janë bërë nga lateksi i cili krijohet nga lëngu qumështor i pemës Hevea brasiliensis dhe përdoret për prodhimin e pajisjeve mjekësore. Proteinat të cilat gjenden në këtë pemë shkaktojnë reaksione alergjike.

Reaksioni më i shpeshtë është pezmatimi i lëkurës, ënjtja e skuqur e cila shkakton kruarje në lëkurë ndërsa krijohet pas 24 orësh. Poashtu mund të lajmërohen simptomet siç janë: hunda e zënë, teshtima, kruarja e syve, simptome të astmës, neveri, puls të shpejtuar, kokëdhembje e lehtë, dhe marramendje. Mund të vie gjer tek shoku anafilaktik ku enët e gjakut zgjerohen dhe shkaktohet rënia e shtypjes e cila kërkon ndihmën mjekësore.

6. Pickimet nga insektet – Insektet siç janë grerëzat, bletët dhe milingonat e verdha për të mbrojtur veten lëshojnë një lloj helmi. Për shumë njerëz pickimi i grerëzës lë një dhembje të pakëndshme dhe ënjtje të dhembshme e cila zhduket pas disa ditësh. Megjithatë, për ata të cilët janë alergjikë, pickimi i grerëzës mund të shkaktojë reaksion të fortë alergjikë me simptome të cilat shpiejnë gjer tek ënjtja dhe zgjasin disa javë.

Pickimi tjetër mund të shkaktojë reaksion anafilaktik të tërë trupit që nënkupton ënjtjen e gjuhës, marramendje, sulm në zemër, frymëmarrje të vështirësuar…seti me epinefrinë dhe vaksinimi me imunoterapi janë masat të cilat mjekët i rekomandojnë nëse dikush është alergjikë në pickim.

7. Ushqimi i detit – Frutat e detit poashtu mund të shkaktojnë alergji. Reaksionet në ushqim janë ekzema, astma, probleme digjestive, dhe shoku anafilaktik. Frutat e detit të cilat mund të shkaktojnë alergji janë: karkalecat, midhjet…Llojet e peshkut të cilat poashtu shkaktojnë alergji janë: sallmoni, trofta…

Personat të cilët janë alergjikë në ndonjë lloj të frutave të detit apo peshkut duhet të kujdesen se ku mund të gjenden ato, sepse mund të gjenden edhe në ndonjë ilaç, mëlmesë, ushqim apo kozmetikë.

8. Soja – Soja është një artikull ushqimorë shumë i shëndetshëm por mund të shkaktojë edhe reaksione alergjike. Simptomet janë ekzema, astma, shoku anafilaktik dhe mund të lajmërohen edhe nëse konsumohen prodhime nga soja. Ky artikull mund të gjendet në ndonjë ushqim edhe nëse nuk i shkruan në përbërje të paketimit.

9. Kikiriki – Sasi të vogla të kikirikut mund të gjenden në shumicën e prodhimeve, disa nga ato janë supat, drithërat, çokotatat energjike, akulloret. Personat të cilët janë alergjikë në kikirikë mund të ndjejnë reaksion të fortë madje edhe kur është sasia e vogël e kikirikut në ndonjë artikull, ndërsa simptomet janë ekzemat, urtikariet, astma dhe shoku anafilaktik. Për këtë arsye duhet të kemi kujdes në përbërje kur zgjedhim artikujt.

10. Qumështi – Reaksionet alergjike në qumështin e lopës mund të ndodhin kur trupi reagon tejmase në një nga 20 proteinat e qumështit të lopës. Reaksioni në qumësht mund të shkaktojë ekzemë, astmë dhe shok anafilaktik.

Alergjitë në qumësht janë të shpeshta tek fëmijët nën 3 vjeç – megjithëse kjo alergji mund të zhduket me kohë. Personat me alergji në qumësht duhet të kenë kujdes gjatë blerjes së prodhimeve sepse shumë artikuj ushqimorë përbëjnë qumësht.

11. Vezët - Shumë shpesh ndodh që disa njerëz janë alergjikë vetëm në të kuqen e vezës, ndërsa disa në të bardhën. Pa marrë parasysh në cilën pjesë jeni alergjikë, alergjinë e shkaktojnë proteinat nga veza. Simptomet e alergjisë janë: ënjtjet, ekzemat, astma, problemet digjestive dhe shoku anafilaktik. Është shumë e vështirë të shmangni këtë artikull sepse gjendet në shumicën e prodhimeve.

12. Penicilina – Penicilina dhe amoksicilina përdoren shumë tek infeksionet bakteriale. Reaksioni alergjikë në penicilinë ndodh si reaksion i sistemit imunitar. Simptomet janë ënjtjet, ekzemat, astma, ënjtja e buzëve apo gjuhës, dhe shoku anafilaktik i cili mund të ndodh menjëherë disa minuta pas marrjes së penicilinës. Njerëzit nuk lindin me alergji në penicilinë po ajo ndodh pas marrjes së ilaçit.

/komuniteti