Pushimi
Kur trajtoni çfarëdo lloj plage, të vogël apo të rëndë, fëmija juaj duhet të pushojë. Inkurajoni atë që të qëndrojë shtrirë apo ulur.
Përmirësimi
Sigurohuni ti ndihmoni rreth zonës së lënduar të fëmijës tuaj. Kjo do të reduktojë sasinë e rrjedhjes së gjakut nga plaga. Nëse plaga është e ndotur, ju duhet ta trajtoni atë me kujdes me ujë të pastër, të kthjellët dhe të ngrohtë lehtësisht. Poashtu, ju mund të përdorni ujë shisheje apo sprej me ujë të kripur për plagë, për të pastruar plagën. Mos përdorni alkohol, jod, merkurokrom, peroksid oksigjeni apo gjëra të ngjashme për të pastruar plagën. Këto solucione mund të shkaktojnë dhembje dhe/apo irritim.
Presioni direkt
Merrni një gazë sterile, ose një leckë të pastër, dhe shtypni në mënyrë të vendosur mbi plagë për të ndaluar gjakderdhjen. Kur të jetë ndalur apo zvogëluar gjakderdhja, siguroni leckën me shirit apo valvul sigurimi. Nëse fëmija juaj shfaq shenja shok-u, kontaktoni ndihmën e shpejtë menjëherë.
Objekti i futur
Nëse ndonjë objekt është futur apo ka ngecur në trupin e fëmijës tuaj, mos e tërhiqni atë jashtë. Tërheqja e objektit jashtë mund të shkaktojë gjakderdhje edhe më të madhe. Në vend të kësaj, mbrojeni dhe mbuloni zonën me gazë sterile. Sigurohuni që të mos e shtypni objektin më thellë në mbrendësi të plagës. Sigurohuni që të pastroni duart tuaja, apo të bartni dorëza të dedikuara për një përdorim, për të reduktuar rrezikun nga infeksioni. Mbështillni plagën me fashë. Sigurohuni që fasha të mbështjellë pjesën nën dhe mbi plagë. Kërkoni kujdes mjekësor menjëherë që të heqin objektin dhe të kujdesen rreth plagës së fëmijës.
Pikat kyçe
• Nëse plaga e fëmijës vazhdon gjakderdhjen e madhe, reagoni shpejtë për të parandaluar gjakderdhjen e madhe dhe shok-un.
• Shenjat e shok-ut janë lëkura e zbehtë, rënia e temperaturës, djersitja, frymëmarrja e shpejtë dhe humbja e vetëdijes.
• Nëse fëmija juaj shfaq shenja shok-u, thërrisni ndihmën e shpejtë menjëherë.
• Lidhni fashë rreth plagës. Kjo do të reduktojë sasinë e gjakderdhjes rreth zonës së plagës.
• Sigurohuni që të pastroni duart tuaja, apo të bartni dorëza të dedikuara për një përdorim, për të reduktuar rrezikun nga infeksioni.
• Nëse ndonjë objekt është futur apo ka ngecur në trupin e fëmijës tuaj, mos e tërhiqni atë jashtë. Mbuloni zonën me fasha të pastra dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.