Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Hypotireoza te i posalinduri / Mungesa e hormoneve të gjendrrës tiroide | Dr. Merita Kasumi Vitia

Gjëndra tiroide e vendosur në qaf-fyt është përgjegjëse për prodhim të hormoneve shumë të rëndësishme të cilat marrin pjesë në rritjen dhe zhvillimin e organizmit si dhe mbajtjen e metabolizmit.

Tiroidea prodhon hormonin Thrijodthyroninen e njohur si T3 dhe Tetrajodthyroninen e njohur si T4. I domosdoshëm për prodhim të këtyre hormoneve eshte jodi që merret me ushqim dhe në mënyre bazike me krip te jodizuar.

Mungesa e këtyre hormoneve te i porsalinduri është shkaktare për mosrritje dhe moszhvillim të fëmijëve deri në prapambetje ose ngecje mendore.

 

 

Për dallim nga i rrituri qe jep shenja te dukshme, mungesa e këtyre hormoneve te i porsalinduri jep një gjendje klinike shumë te varfër shpesh edhe vështir të vlerësueshme si: zverdhje e lëkurës qe zgjate më shumë se një jave, refleksi i thithje është me i dobët, mbajtje e gjuhës jashtë, fëmija duket i plogësht e i përgjumur.

Nëse hypotireoza nuk diagnostikohet dhe nuk trajtohet me kohë brenda muajve te parë të jetës dëmet që i shkakton në tru bëhen ireverzibile- të pakthyeshme. Prandaj, në vendet e zhvilluara tek çdo i porsalindur bëhet ekzaminimin i gjëndrës tiroide në formë depistuse duke e mat një hormone të vetëm TSH e cila na jep të dhëna të rëndësishme diagnostike karshi një kostoje të ulët.

Kur i porsalinduri diagnostikohet në kohë dhe fillon me kohë trajtimi rritja dhe zhvillimi i tij është i plotë.

 

* Artikull i sponzorizuar nga Istanbul Medical Center

/komuniteti