• Trajtimi zakonisht përbëhet nga lehtësimi i simptomeve.
• Mbani në mend që personi i infektuar është bartës derisa fluskat e reja të ndalojnë së paraqituri, dhe derisa fluskat të formojnë kore. Personat e infektuar duhet të qëndrojnë në shtëpi, përderisa janë të infektuar.
• Shmangni kruarjen e fluskave sepse egziston rreziku nga infeksioni.
• Prejini thonjtë shkurtë apo pacienti të bartë dorëza.
• Kushtoni vëmendje higjienës personale.
• Nëse fëmija juaj ka dhimbje apo temperaturë, mund ti jepni ilaç për zbutjen e dhimbjes siç është paracetamoli apo ibuprofeni (për fëmijët Nurofen).
• Ndiqni instruksionet e dozimin në fletën shoqëruese.
• Losioni Kalamine mund të ndihmojë në zbutjen e kruarjes.
• Mbani pacientin në ambient të freskët sepse nxehtësia dhe djersitja mund të përkeqsojnë gjendjen.
• Gjatë sëmundjes ku kruarja është serioze, kur gjumi i fëmijës është totalisht i shqetësuar, mund të përdoren ilaçet antihistamine me efekt sedativ. Antihistaminet janë ilaçe për reaksione alergjike, për zënien nga makina apo pagjumësinë.
• Në rastet serioze të sëmundjes, tek njerëzit me sistem të dobët imunitar, mund të përdoret Acyclovir (Zovirax tabletat), i cili punon në mënyrë specifike kundër lisë së dhenve.