Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Parandaloni alergjitë e pranverës

Çfarë janë alergjitë e pranverës?

Poleni i drunjëve është “kyqësi” më i shpeshtë i alergjisë së pranverës

Në pranverë, kur pemët fillojnë të lulëzojnë, ku polen ka kudo në ajër, të gjithë ata të cilët kanë probleme me alergji, fillojnë teshtitjen konstante, përlotjen e syve…

Reaksionet alergjike posaçërisht janë të dukshme gjatë ditëve me erë, sepse gjatë erës, përmes ajrit mund të bartet poleni, përderisa gjatë ditëve me shi, reaksionet janë më të dobëta, sepse shiu pastron grimcat e polenit.

Edhe pse nuk egziston ilaçi magjik, i cili parandalon plotësisht paraqitjen e alergjisë, egzistojnë disa mënyra se si mund të parandalohet.

Çfarë i shkakton alergjitë e pranverës?

Grimcat e imëta të cilat barten nga pemët, bari – poleni, janë “kyqësit” më të shpeshtë të alergjisë së pranverës.

Kur grimcat e polenit arrijnë në hundën e personit alergjik, sistemi imunitar i njeh si sulm në organizëm. Për këtë krijohen antitrupat të cilat sulmojnë alergjenet, gjë që shpie në lirimin e histaminës në gjak, i cili është iniciator i reaksioneve alergjike siç janë: rrjedhja e hundës, kruarja e syve dhe simptomet e tjera.

Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë?

Shkaktarët më të shpeshtë të alergjive të pranverës janë poleni nga drunjtë:

• Plepi

• Jupiteri

• Hi

• Plepi i egër

• Panje

• Ahu

• Selvia

• Elmi

• Manaferra

• Lisi

• Bora

• Shelgu

Cilat janë simptomet e alergjisë së pranverës?

Simptomet më të shpeshta të alergjive të pranverës janë:

• Rrjedhja e hundës

• Përlotja e syve

• Teshtima

• Kollitja

• Ndjenja e kruarjes së syve dhe hundës

• Errësimi nën sy

Përveç kësaj, simptomet e alergjisë mund të shkaktojnë sulme të astmës, për këtë alergjitë e pranverës duhet ti kuptojmë seriozisht dhe të konsultohemi me mjekun, i cili do të na udhëzojë për mënyrën e mjekimit dhe do të na përshkruajë ilaçe të përshtatshme (ilaçe inhaluese dhe antihistamike), nëse kjo është e nevojshme.

Si ti parandaloni alergjitë?

Është shumë e vështirë ti parandaloni alergjitë e pranverës, megjithatë, përmbahuni disa këshillave se si ti zvogëloni simptomet:

1. Qëndroni në shtëpi kur niveli i polenit në ajër është i lartë – gjatë orëve të paradites dhe mbyllni dyert dhe dritaret në mënyrë që të parandaloni grimcat e polenit, që të hyjnë në shtëpinë tuaj.

2. Keni kujdes rreth higjinës së shtëpisë. Thithni pluhurin me makinë thithëse minimum dy herë në javë dhe pastroni pluhurin detalisht.

3. Pas shëtitjes pranverore në natyrë, zhvishuni, bëni dush dhe lani flokët.

/komuniteti