Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Sepsis

Çfarë është sepsis?

Infeksioni i gjakut apo sepsis

Sepsis është sëmundje e rrallë, por paraqet rrezik potencial të jetës që mund të ndodh nga infeksioni i gjakut që shkaktohet nga toksina të caktuara që prodhojnë bakterie. Infeksioni mund të shfaqet kudo në trup.

Vendet më të shpeshta ku depërton bakteria në nivel të gjakut janë mushkëritë, zorrët, trakti urinar (veshkët), lëkura dhe trakti i sipërm i frymëmarrjes (veshët, hunda apo fyti).

Kur gjaku i infektuar udhëton përmes trupit, toksinat e liruara nga bakteria mund të afektojnë të gjitha organet tjera të sistemit të trupit. Këto toksina mund të shkaktojnë sistemin imunitar të trupit të reagojë dhe të sulmojë vetveten.

Nëse nuk trajtohet, sepsis mund të shkaktojë ndaljen e funsionimit të veshkëve, mushkërive, trurit dhe organeve të tjera, duke shpier në kërcënim me jetë, dështimin e qarkullimit (shok septik).

Bakteriet më të zakonshme që shkaktojnë sepsis janë: Streptococcus pneumoniae (pneumococcus), Neisseria menigitidis (meningococcus), Haemophilus influenzae tipi b, Salmonella dhe Staphylococcus aureus.

Tek foshnjat e sapolindura, bakteriet e ndryshme të zorrëve, duke përfshirë E.coli, listeria monocytogenes dhe Group B streptococcus (GBS), mund të shkaktojnë sepsis. Rrallëherë, infeksionet virale dhe këpurdhore mund të shkaktojnë sepsis.

Simptomet dhe shenjat

Shenjat e para të sepsis mund të jenë temperatura dhe ndjenja e mos të qenit mirë. Simptomet që mund të asocojnë mund të përfshijnë apetitin e dobët, puçrra jo të zakonshme, të vjella, diare, lodhje, irritim, dhe të mos qenit aktiv si zakonisht.

Foshnja që ka temperaturë, nuk do të hajë, është letargjike, duket e irrituar, dhe qan kur e mbajnë prindërit për ta qetësuar, duhet kontaktuar mjeku menjëherë për të kontrolluar ndaj sepsis.

Foshnjet në dy muajt e pare të jetës mund të kenë sepsis pa patur ngritje të temperaturës dhe mund të kenë ulje të temperaturës trupore të pazakontë.

Petechiae ( plagët e vogla të përgjakura në lëkurë) janë shenja paralajmëruese të sepsis dhe mund të shihen me një numër bakteriesh, por më së shpeshti me infeksion të shkaktuar nga meningococci.

Ato janë me ngjyrë të kuqe dhe mund të shfaqen kudo në lëkurë. Kur aplikohet shtypja në këto plagë të lëkurës, me gisht apo me qelq, petechiae do të vazhdojë të jetë e dukshme edhe në vendet ku puçrrat zhduken.

Sepsis dhe meningjiti mund të shkaktohen në të njejtën kohë, sidomos kur infeksioni është shkaktuar nga meningococci. Simptomet klasike të meningjitit janë kokëdhembja, temperatura dhe qafa e shtangët.

Komplikimet

Sepsis është infeksion që kërcënon me jetë dhe shkakton numër të madh vdekjesh. Trajtimi menjëhershëm me antibiotikë intravenoz ne doza të medha është absolutisht kritikë.

Gjatë sepsis, organet përmes trupit janë të afektuara. Kjo mund të shpie në dëmtim të qarkullimit (shok septik), dëmtim frymëmarrjeje, dëmtim të veshkëve dhe dëmtim të trurit.

Gjakderdhja e pakontrolluar, gjaku i piksur, humbja e vetëdijes dhe vdekja mund të shkaktohen të gjitha nëse nuk fillon trajtimi sa më shpejtë që është e mundur.

Trajtimi / çfarë duhet të bëni

Nëse frikoheni që fëmiu juaj ka sepsis, ju duhet të kontaktoni mjekun menjëherë apo të therrisni ambulancën. Fëmiu me sepsis duhet të shtrohet në spital për trajtim intenziv, duke përfshirë dozat e larta të antibiotikëve, lëngjet intravenoze, suport të shtypjes së gjakut dhe matje të tjera ndihmëse.

Testet e gjakut mund të bëhen për të konfirmuar nëse ka bakterie në gjak. Ndonjëherë, mostrat e lëngjeve rreth palcës së kurrizit janëmarrë për të kontrolluar për meningjit, me mostrën e urinës për të kontrolluar infeksionet urinare.

Kontaktoni mjekun menjëherë, nëse foshnja juaj nuk do të hajë, ka temperaturë, vështirësi në frymëmarrje, ka ngjyrë të zbehtë të lëkurës, duket e irrituar apo letargjike, apo nëse pjesa e butë e kokës së fëmiut duket më derstilare se sa zakonisht. Të gjitha këto janë shenja që fëmiu juaj ka infeksion serioz.

Preventiva

Disa vaksina mbrojnë kundër bakteries që shpien në sepsis apo shkaktojnë meningjit, siç janë: Haemophilus influenzae (Hob), meningococcus, dhe pneumococcus.

Katër doza të Hib dhe vaksinës pneumococcus janë të rekomanduara në muajt 2,4,6 dhe muajt 12-15, ku egziston edhe një vaksine mbrojtëse kundër grupeve të caktuara të bakteries meningocoss për tinejgjerët.

Gratë shtatëzena mund të bëjnë teste ndaj bakteries GBS para se të lindin, ashtu që antibiotikët ti jipen nënës për të evituar rrezikun për ta kaluar infeksionin tek foshnja gjatë lindjes.

Nëse foshnja juaj është diagnostifikuar me infeksion të gjakut, do të jetë e domosdoshme që të trajtohen me antibiotikë edhe anëtarët tjerë të familjes, apo njerëzit e tjerë me të cilët foshnja ka kontakt të afërt, për ti mbrojtur ata nga infeksioni apo nga përhapja e mikrobeve.

Po e njejta gjë vlen edhe për fëmijët me sëmundje të meningococcal të cilët shkojnë në çerdhe. Mjeku do të vendos nëse kjo është e domosdoshme.

/komuniteti