Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Trakti urinar

Çfarë është infektimi i traktit urinar?

Infeksioni i traktit urinar është inflamacion i traktit urinar i shkaktuar nga bakteria

Infeksioni i traktit urinar është inflamacion i traktit urinar i shkaktuar nga bakteria.

Sëmundja është më e shpeshtë te vajzat se sa te djemtë.

Nëse infektimi ndikon në ureter dhe në fshikëz, kjo quhet infeksion i traktit te ulët urinar apo cystitis. Nëse infeksioni ndikon në ureter, legeni apo veshka, apo indet e veshkëve, quhet infeksion i traktit të epërm urinar apo pyelonephritis.

Sëmundja shkaktohet nga lloje të ndryshme të bakterieve, por shkaqet më të shpeshta janë bakteriet e zorrëve siç janë Escherichia Coli, Klebsiella and Proteus.

Te vajzat, hapsira ndërmjet anusit dhe ureterit (vrima e ureterit) është shumë e vogël, pra bakteriet e zorrëve janë më të rrezikuara që të infektojnë traktin urinar tek vajzat sesa tek djemtë.

Simptomet dhe shenjat

Simptomet që lidhen me infeksionin e traktit urinar mund të ndryshojnë dhe kjo mvaret edhe nga mosha e fëmiut.

Fëmijët më të vegjël shpesh kanë temperaturë, shëndet të dobët në përgjithësi dhe humbje apetiti, vjellje dhe ndonjëherë ndihen të irrituar.

Tek fëmijët më të mëdhenj simptomet më të shpeshta që lidhen me cystitis janë dhembjet dhe djegjet gjatë urinimit dhe nevoja për të urinuar shumë shpesh, edhe në sasi të vogla.

Fëmijët të cilët janë të terur mund të fillojnë të lagin pantallonat dhe mund të fillojnë të ankohen nga dhembjet abdominale.

Në rastin e pyelonephritis, fëmiu shpesh ka temperaturë të lartë, dhembje shpine dhe shëndet të dobët në përgjithësi. Simptomet tjera përfshijnë barkqitjen dhe vjelljet, irritimin dhe dhembjet e shpinës. Urina mund të jetë me erë të keqe dhe madje edhe e përgjakur.

Komplikimet

Cystitis është gjendje e patrajtuar, gjersa pyelonephritis mund të dëmtojë indet e veshkëve.

Disa fëmijë mund të kenë predispozita për infektime periodike të traktit urinar duke u bazuar në defektet anatomike të ureterit.

Infektimet periodike te traktit urinar tek këta fëmijë mund të shkaktojnë dëmtime permanente të veshkëve dhe të ndalojnë funksionimin e veshkëve.

Tek të posalindurit dhe fëmijët infeksioni i traktit urinar i padiagnostifikuar mund të shkaktojë që bakteria të hyjë në nivel të gjakut dhe rezulton seps (infektim të përgjithshëm), i cili është infeksion për kërcënim me jetë.

Trajtimi / çfarë duhet të bëni

Ju duhet të konsultoheni me mjekun nëse fëmiu juaj ka marrë infeksion të traktit urinar.

Merrni një mostër të freskët urine nga fëmiu juaj dhe vizitoni mjekun.

Mënyra më e lehtë për të bërë këtë nga fëmiu i vogël është që të përdorni qese urine. Mund ti bleni këto në barnatore.

Mjeku do të egzaminojë testin e urinës ndaj prezencave të bakterieve dhe shenjave të inflamacionit. Mostra e urinës do të identifikon llojin e bakteries që shkaktoi infeksionin dhe cili mund të jetë antibiotiku i duhur për këtë.

Duke u bazuar në moshën dhe gjininë e fëmiut tuaj, mjeku do të jetë në gjendje gjithashtu, që të caktojë se kur duhet që fëmiu të shkojë në spital për një egzaminim më të thellë.

Fëmijët më të vegjël që shfaqin shenja të pyelonephritis duhet të shtrohen menjëherë në spital.

Nëse fëmiu juaj trajtohet në shtëpi, sigurohuni që të merr antibiotikët ashtu siç janë të përshkruara nga mjeku. Është e rëndësishme që antibiotikët mos të ndërpriten.

Nëse fëmiu nuk paraqet ndonjë shenjë përparimi edhe pas trajtimit 2-3 ditor ju duhet të konsultoheni me mjekun përsëri.

Ju poashtu duhet ta kontaktoni mjekun po qe se fëmiu nën trajtim ka temperaturë që rritet dhe nëse gjendja e tij në përgjithësi po përkeqsohet.

Nëse fëmiu juaj ka dhembje, ju mund ti jepni ilaçe për qetësim të dhembjes apo inkurajoni fëmiun që të konsumojë sasi të konsiderueshme lëngjesh.

Preventiva

Rrobet e ngushta gjithashtu mund të shkaktojnë infeksion të traktit urinar tek fëmijët e ndjeshëm. Sapunët e fortë mund të shkaktojnë irritim të vargut rreth ureterit dhe mund ti bëjë fëmijët më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të traktit urinar.

Gjatë përdorimit të toaletit, vajzat duhet të përpiqen të kujdesen që të pastrohen ashtu që bakteria të mos depërtojë në vaginë.

Disa fëmijë përpiqen që të mos urinojnë shpesh, por kjo rrit rrezikun nga infeksionet e traktit urinar.

Inkurajoni fëmiun tuaj që të praktikojë higjienë të mirë personale.

/komuniteti