Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si ndryshon ushqimi pas ditëlindjes së parë

Monotonia është armik i apetitit dhe i shëndetit të mirë. Mos u bëni pre e saj.

Me ditëlindjen e parë përfundon edhe epopeja e madhe e kalimit në ushqim të fortë. Përfundon edhe faza e të mësuarit e shijes dhe aromës, dhe fëmija tani di praktikisht të gjitha grupet e gjërave ushqimore. Tani fillon periudha e ashtuquajtur “përsosshmërisë”, pas të cilës do të përforcohen shprehitë e mira dhe të shëndosha por edhe të shfaqjes së preferencave.

Tani është e nevojshme të keni kujdes në kualitet të gjërave ushqimore. Në praktikë kjo nënkupton përparësinë e gjërave ushqimore të cilat janë të mira për rritje dhe zhvillim të fëmijës, dhe njëkohësisht edhe të sigurta (pa aditivë dhe toksina). Këto substanca, organizmi i fëmijës ende nuk është në gjendje ti eliminojë, prandaj ato lehtë mund të grumbullohen dhe të ndikojnë negativisht në shëndet dhe në zhvillim të fëmijës.

Ja disa gjëra të rëndësishme, në të cilat duhet të fokusoheni.

Rregulloni shujtat

Me disa muaj, fëmija juaj ka mësuar të përshtatet ndaj apetitit në katër shujta: mëngjes, drekë, zëmër, dhe darkë. Kjo renditje do mbetet dhe me kohë do të forcohet duke kaluar në shprehi. Por, egzistojnë disa situata, të cilat do të ju bëjnë që të ndryshoni diçka.

• Fëmija është i uritur gjatë ditës. Ka mundësi që, nevojat e tij për energji nuk janë të kënaqshme me shujtat kryesore. Gabimin që duhet shmangur në këtë rast është që ti ofroni ushqim jashtë shujte në mënyrë që ai të qetësohet dhe të mbush barkun. Shmangni ëmbëlsirat dhe shujtat e vogla, elementet kalorike me vlera të ulëta ushqimore: do qetësojë urinë, por kur të ulet në tryezë nuk do të ketë apetit, dhe kur ta ketë më vonë, do prish secilin ritëm në ushqim të tij. Më së miri është që të shikoni menunë dhe ti balansoni jo vetëm shujtat kryesore por edhe mëngjesin e zëmrën: ofrojini gjëra ushqimore me të vërtetë ushqyese por që treten lehtë psh. qumësht me biskota të fëmijëve, jogurt, jogurt pemësh, lëngje pemësh…

• Apetiti i zvogëluar. Apetiti i zvogëluar është paraqitje normale, sidomos gjatë vitit të dytë të jetës, ku rritja është më e ngadalësuar në raport me 12 muajt e parë. Por, shumë nëna në vend që të përshtaten me raportin e kohës kur është fëmija i uritur ato përdorin secilën mundësi të ju japin nga ndonjë kafshatë. Kjo është një mënyrë që ti bëni llojllojshmëri ushqimit me qëllim dhe të filloni betejën e pafund me ushqim, por e cila mund ta përkeqësojë situatën dhe refuzimi i tij do ta bëjë atë edhe më të lodhshme.

• Përjashtim. Ka fëmijë të vegjël të cilët kanë nevojë të ndjehen të ngopur, zakonisht fëmijët e hollë, qe duken pothuajse te brishtë. Ushqimi është zakonisht gjëja e fundit që ata mund të mendojnë, dhe i pari në mendjen e nënës së tyre. Në vend që të mundoheni ti ngopni me shujta, më mirë përshtatuni apetitit të tyre të vogël, kafshatëza të shpeshta dhe të baraspeshuara.

Ushqimi i shumëllojshëm

Këtë e keni bërë tashmë duke i ofruar pastat e tij të para. Tani më nuk ju mbetet asgjë tjetër përveç se të vazhdoni, duke i zëvendësuar ushqimin e parë me oriz. Në fillim aty janë vetëm mishi dhe peshku, ndërsa më vonë paraqiten perimet, secilën herë më pak të bluara. Në këtë mënyrë i siguroni konsumim konstant të fijeve bimore, të cilat në vete nuk janë aq ushqyese por rregullojnë stomakun si dhe tretjen.

Pas vitit të parë të jetës, fëmijës do ti pëlqejë ky shkallëzim në një shujtë, ndërsa ju mundohuni që në pjatën e tij të gjenden përbërës të cilët asimilohen lehtë. Për shembull, nëse e preni peshkun ashpër apo mishin, asimilimi do të jetë më i vështirë. Për këtë qëllim, ato mund të jenë të dobishme në blerjen e pures përshtatur posaçërisht për këtë moshë, me copa të prera imët të mishit.

Ndryshoni gjërat ushqimore

Monotonia është armik i apetitit dhe i shëndetit të mirë. Ajo vret nga të gjitha anët, sidomos tani kur ktheheni nga puna, krahas cilës keni edhe shumë obligime të tjera. Mos u bëni pre e saj. Keni kaluar muaj të tërë duke njoftuar fëmijen tuaj me lloje të ndryshme ushqimesh dhe keni rrezikuar për të shijuar përpjekjet e tuaja. Mos harroni kurreshtjen e fëmijës në lidhje me ushqimin.

Nëse pyeteni përse ti ndryshojmë? Përgjigjja është e lehtë: asnjë artikull ushqimor nuk është “komplet” i aftë që i vetëm ti kënaq nevojat e ndryshme të organizmit.

Prandaj, mënyra më e thjeshtë dhe më e sigurt për të siguruar një sasi të mjaftueshme të substancave ushqyese është që fëmijës të mund ti ofroni një zgjedhje më të gjerë, dhe kombinime të përshtatshme të ushqimeve të ndryshme.

Që ta keni më të lehtë, bazohuni në piramidën e ushqimit dhe pesë grupeve themelore të gjërave ushqimore.

Vështirësitë e para

Në mes të muajit të pesëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë mund të lajmërohen pak vështirësi. Në atë periudhë fëmija fillon të shfaqë disa vendime të tija dhe ajo çfarë nuk i pëlqen fillon ta refuzojë gjer në atë masë, ku edhe ushqimin të cilin e ka konsumuar gjer tani. Ai fillon të dëshirojë vetëm ndonjë ushqim të caktuar të cilin e kërkon vazhdimisht.

Një sjellje te tillë nuk duhet ta kundërshtoni. Zgjidhje e përkryer për të anashkaluar argumentin, është të prezantoni ushqimin e vetëm për tre - katër herë në javë.

Në orët e pasdites mund të bëhet ndonjë pastë me peshk apo me ragu salce nga mishi, të cilat do ti kënaqin fëmijët e acaruar.

Në mbrëmje, proteinat e mishit apo peshkut mund të zëvendësohen me ushqimin i cili mund të konsolidojë drithërat dhe thjerrëzat. Thjerrëzat mund ti pregatitni në formë pureje, ndërsa gjatë fundit të vitit të dytë të jetës mund t`ia jepni fëmijës të plota.

Edhe perimet nuk do të thotë ti ofroni si përcjellëse të ushqimit por edhe si paragjellë të vërtetë. Nëse këtë ndryshim e bëni shumë herët, mund të llogaritni në shkallë më të madhe të refuzimit nga ana e fëmijës. Gradualiteti është rregulla të cilën duhet respektuar kur është fjala për ushqim, madje edhe në fazën e “përsosshmërisë”. Vetëm në atë mënyrë do ta mësoni fëmijën ti dojë perimet dhe ti konsiderojë ato si shoqëri e secilës shujtë.

/komuniteti