Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Mënyra e ushqimit në rastet me djersitje dhe ënjtje

Që pas lindjes, shumë shpesh djersitem, përse ndodh kjo?

Djersitja me të vërtetë është “përcjellës” i mërzitshëm dhe jo shumë i këndshëm i periudhës së pas lindjes.

Vjen si pasojë e:

- Largimit të lëngjeve të tepërta nga organizmi të mbledhura gjatë shtatzanisë – dhe largohen me anë të veshkëve, gjegjësisht me urinim (do ta dalloni me anë të urinimit të shpeshtë), por edhe poret e juaja poashtu “funksionojnë kohë pas kohe” – djersitja është shumë e theksuar gjatë javëve të para pas lindjes, sidomos në mbrëmje;

- Edhe një fajtor për djersitjen e shtuar është stresi i pranishëm tek nëna pas lindjes;

- “Rënia” dramatike e estrogjenit pas lindjes;

- Hipoglikemia (sasia e zvogëluar e sheqerit në gjak) – është një nga shkaktarët e djersitjes së shtuar;

- Gjidhënja poashtu mund ta forcojë djersitjen, respektivisht ndryshimet hormonale dhe metabolike në organizëm pas lindjes të shoqëruara me gjidhënje;

- Hipertireoidoza (gjëndrra tiroide tretë hormonin tiroksin) – komplikim i shpeshtë i periudhës së pas lindjes – egzistojnë shumë simptome në mes të cilave edhe ndjeshmëria e shtuar në nxehtësi e cila shkakton djersitjen e dukshme.

A është djersitja përcjellës normal i periudhës së pas lindjes?

Djersitja në periudhën e pas lindjes është shumë normale. Megjithatë, keni kujdes në ndryshimet e pazakonta, siç janë: temperatura e lartë (që paraqet praninë e infeksionit), ndjeshmëria e shtuar në nxehtësi (hipertireoidoza).

Sa mund të zgjasë kjo paraqitje?

Djersitja mund të zgjasë disa javë pas lindjes, ndërsa tek nënat gjidhënëse është e pranishme më gjatë (madje edhe gjatë tërë periudhës së gjidhënjes).

Çfarë mund të bëj që të zvogëloj djersitjen?

Që të zvogëloni jo vetëm djersitjen, por edhe aromat e pakëndshme duhet:

- Që të mbani numrin e kufizuar të bakterieve në lëkurë duhet që të bëni dush çdo ditë;

- Pas dushit thani mirë shputat – bakteriet i duan vendet me lagështi në mes të gishtërinjve;

- Zgjedhni rrobe nga materialet natyrale – sepse mundësojnë që lëkura të “merr frymë”;

- Shmangni preparatet e parfimosura kundër djersitjes sepse irritojnë lëkurën – zgjedhje më e mirë janë preparatet me bazë të ekstrakteve të bimëve;

- Mundohuni që të përdorni teknika relaksimi siç janë joga apo meditimi – ndihmojnë që të kontrolloni stresin i cili është shpesh përcjellës i periudhës së pas lindjes, ndërsa shkaktarë i djersitjes së tepërt.

A ndikon ushqimi në djersitjen e shtuar?

Shumë faktorë, madje edhe ushqimi, ndikojnë shumë në djersitje, madje edhe në atë se si mban erë djersa! Lëngjet të cilat përmbajnë kafeinë (kafeja, çaji i zi, pijet alkoholike), alkoholi dhe ushqimi shumë i kriposur shtojnë dukshëm djersitjen, ndërsa djersa me bakteriet e pranishme në lëkurë shkaktojnë erë të keqe të djersës.

Si mund ta zbus djersitjen me anë të ushqimit?

Kur bëhet fjalë për ushqimin i cili ndihmon në rastet e djersitjes së tepërt, ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

- Konsumoni ushqim të freskët, sidomos pemë dhe perime – në formë sallatash, me salcë uthulle, vaji, mustarde dhe erëzash të ndryshme;

- Mos e zvogëloni sasinë e lëngjeve! Është ide e gabuar që me zvogëlim të lëngjeve të zvogëloni djersitjen. Konsumoni rreth 2 l lëngje në ditë! Ju rekomandojmë edhe konsumim të lëngjeve të freskëta, pijeve pa kafeinë dhe alkohol – do të ju ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të tepërta nga organizmi, do të parandalojnë dehidrimin dhe do të zvogelojnë djersitjen;

- Me këtë ju rekomandojmë që gjatë ditës të pini 1 litër çaj nga xhenxhefilli (zvogëlon funksionimin e gjëndrrave të djersitjes);

- Djersitjen do ta zvogëloni edhe nëse gjatë ditës pini dy lugëza nga uthulla e mollës të tretura me një gotë ujë;

- Zvogëloni përdorimin (por kursesi mos e largoni nga menyja) e ushqimeve të pasura me proteina;

- Kufizohuni kur janë në pyetje kafeja, kripa dhe mëlmesat pikante;

- Alkoholi – në asnjë mënyrë (nuk është e nevojshme që të përmenden efektet negative të alkoholit në periudhën e pas lindjes) sepse shton djersitjen;

- Mos konsumoni pije shumë të ftohta apo shumë të nxehta;

Pas lindjes kam vërejtur që kam ënjtje të gishtërinjve dhe nyjeve, përse?

Pas lindjes nuk është e pazakontë që të vëreni që pjesët e caktuara të trupit iu janë fryrë (në fytyrë pjesa rreth syve, duart dhe gishtërinjtë në duar, nëngjunjë, nyjet dhe shputat). Poashtu për këto ndryshime në trupin tuaj tregojnë lëngjet e tepërta në organizëm të mbledhura në muajt e fundit gjatë shtatzanisë. Gjatë javëve të para trupi juaj do të fillojë të lirojë këto teprica lëngjesh me urimin (të cekur tanimë më lartë), djersitje dhe me paraqitje të edemave (ënjtjesh).

A është ënjtja e rrezikshme?

Në princip, nuk është. Shumë rrallë ënjtja paraqet problem serioz dhe zakonisht shumë shpejt kalon. Nëse vëreni ënjtje në pjesët e tjera të trupit (jo vetëm ekstremitetet) apo nëse ënjtja nuk largohet pas një kohe të gjatë, gjithsesi lajmëroni mjekun (mund të jetë prani e preeklamsisë apo komplikimeve të tjera).

Si ta zvogëloj ënjtjen dhe a mund të më ndihmojë në këtë ushqimi adekuat?

Ja disa nga gjërat ushqimore të cilat mund të ndihmojnë:

- Pushoni sa më shumë (sidomos gjatë ditëve të gjata të verës, pas aktiviteteve fizike) dhe ënjtja do të zhduket (apo do të zvogëlohet);

- Qëndrimi në pishinë (apo vaskë) si dhe akua aerobiku – ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve;

- Mbani rrobe të rehatshme dhe këpucë nga materialet natyrore;

- E di që mund të ju tingëllojë e palogjikshme, por një nga “ilaçet” themelore (ndoshta edhe më i miri) kundër ënjtjes – është konsumimi i mjaftueshëm i ujit! Të nevojshme janë minimum 8 gota ujë në ditë.

- Edhe pse kripa fajësohet për paraqitjen e edemave (ënjtjes) edhe konsumimi i zvogëluar i kripës mund të shkaktojë të njejtin efekt. Për këtë, ndiqni udhëzimet – sasia optimale është 3 g në ditë;

- Nuk mjafton që të keni kujdes vetëm në konsumimin e kripës në formë të dukshme, por edhe në konsumimin e “kripës së fshehur” siç janë: krekerët, grizërat, ushqimi konzervuar, djathërat e nxehtë, prodhimet e mishrave të terur – të gjitha këto gjëra ushqimore përmbajnë më shumë kripë se sa që ju nevojitet. Për këtë, nëse e vëreni që iu është lajmëruar e ënjtura, zvogëloni konsumimin e këtyre gjërave ushqimore, si dhe të gjitha të tjerave që përmbajnë kripë. Për një kohë mund të mos i përdorni fare!

Ju këshillojmë

Filloni ditën me drithëra, pemë të freskëta, me çaj apo qumësht.

Dreka le të jetë e përbërë nga peshku apo mishi dhe sallata (provoni që asnjërën nga këto të mos e kriposni, apo kriposeni minimalisht). Në vend të bukës, hani një patate apo fasule të zier.

Për darkë shmangni sallamat apo mishrat e ngjashëm si dhe djathërat me yndyrë të plotë.Në mes të shujtave hani pemë apo pure drithërash.

/komuniteti