Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Uji në periudhën e pas lindjes

Përse lehonat kanë nevojë për ujë?

Uji më së miri e rikthen energjinë pas lindjes

Uji ndihmon që të shëroheni sa më shpejt pas lindjes, prandaj lehonat duhet të konsumojnë ujë në mënyrë që ti kompenzojnë lëngjet e humbura gjatë lindjes si dhe energjinë. Dehidrimi mund të jetë shumë i rrezikshëm, prandaj në asnjë mënyrë nuk duhet harruar që të konsumoni sasi të konsiderueshme të ujit.

Konstipacioni (kapsllëku) është një ndër shenjat e mungesës së ujit në organizëm, që për nënat e reja mund të paraqet problem serioz, prandaj nëse keni probleme me jashtëqitje, rrisni konsumimin e ujit si dhe të fibrave.

Ligështia, marramendja, pagjumësia, shtypja e ulët, kokëdhembja, si dhe urinimi me ngjyrë të errët dhe i turbulltë janë poashtu shenja të dehidrimit. Për këtë arsye keni kujdes që të mos pini ujë vetëm kur jeni të etura, sepse edhe kjo është një shenjë dehidrimi të lehtë.

Përse uji është i nevojshëm për nënat gjidhënëse?

Konsumimi i sasisë së konsiderueshme të ujit gjatë gjidhënjes është shumë i rëndësishëm, sepse në atë mënyrë stimulohet krijimi i qumështit. Me faktin që uji është përbërësi kryesor i qumështit të nënës, është e nevojshme që tërë kohën ta hidroni organizmin dhe të konsumoni sasi të ujit më shumë se sa që jeni mësuar zakonisht.

Dehidrimi mund të shpie në zvogëlim të laktacionit dhe në këtë mënyrë egziston rreziku që foshnja nuk po merr sasinë e duhur të ushqimit. Me faktin që kur jepni gji nuk mund ta dini saktë se çfarë sasie të qumështit thith foshnja, më së miri është të kontrolloni panolinat nëse janë të lagura. Foshnja e shëndetshme urinon shpesh, pra panolinat çdo tre orë mund të jenë të lagura, përderisa në raste të dehidrimit panolina do të jetë e terur edhe pas 12 orëve, që normalisht në asnjë mënyrë nuk duhet ta lejoni këtë.

Gjithashtu edhe fontanela konkave tregon dehidrimin tek foshnja.

Çfarë sasie të ujit duhet konsumuar lehonat dhe nënat gjidhënëse?

Gjithsesi pini dy gota ujë para gjidhënjes!

Lehonave, sidomos nënave gjidhënëse, iu preferohet konsumim i shtuar i lëngjeve. Këshillohet që gjatë ditës të konsumoni rreth 2.5 – 3.1 litra ujë (rreth 13 gota).

Më së miri do të ishte ta mbushni një shishe me ujë ashtu që të jeni në dijeni se çfarë sasie keni konsumuar, ndërsa rekomandohet që ujin ta konsumoni gjatë secilit ushqim dhe para secilës gjidhënje.

Mos harroni që ta keni ujin gjithmonë afër dorës!

A është uji mënyra më e mirë për të kompenzuar lëngjet?

Po. Uji është mënyra më e mirë dhe më e sigurtë për ta shuar etjen dhe ta hidroni organizmin. Pas lëngjeve shpesh ndjeni etje edhe më të madhe, sepse përmbajnë sheqer, përderisa kafeja dhe çaji stimulojnë urinimin, dhe për këtë duhet të konsumoni lëngje shtesë. Edhe lehonat duhet të jenë të kujdesshme gjatë konsumimit të këtyre gjërave.

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: