Anemia ka përfitime shumë të dobëta nga ushqimi i balansuar dobët, me përmbajtje të zvogëluar të hekurit, acidit folik dhe vitaminave B komplekse, ndryshimi i mënyrës së ushqyerit, me shtesa preparatesh të përshtatshme të vitaminave dhe mineraleve, mund të përmirësojë dukshëm aneminë (përmirëson pasqyrën e gjakut).
Ushqimi i planifikuar dhe i kombinuar në mënyrë të drejtë (me gjëra ushqimore me baza bimore dhe shtazore), i cili kënaq nevojat tuaja të organizmit dhe parandalon dukshëm zhvillimin e çrregullimeve deficite (siç është anemia).
Është e rëndësishme që të:
- Keni kujdes në konsumimin e hekurit – konsumoni sa më shumë mish të kuq (psh. mish lope), legume, drithëra të pasura (fjolla misri), perime me gjethe jeshile (spinaq, brokoli, bizele, fasule), vezë, oriz integral, pasta të pasura, djath tofu, pemë të thata (kumbulla të thata, rrush apo kajsi), lëng të freskët vishnje, boronice, panxhari…
Përmbajtjen e hekurit në gjërat e caktuara ushqimore, mund ta shihni mëposhtë:
Gjërat ushqimore dhe përmbajtja e hekurit (në mg) në 100 g të gjërave ushqimore
Qumështi i lopës (1,8 % ml yndyrë) – 0.1
Djath i freskët lope (3 % ml yndyrë) – 0.3
Mish lope – 2.3
Mëlçi derri – 21.0
Mish pule – 0.7
Mish qurre – 4.0
Sardele – 1.8
Midhje – 7.0
Të verdhët e vezës – 6.0
Fasule e bardhë – 6.7
Kokrra soje – 8.4
Miell integral – 4.0
Krunde – 12.9
Majdanoz (gjethe) – 10.0
Spinaq – 3.0
Rrush të thatë – 1.6
Fiq të thatë – 4.2
Kakao – 15.0
- Konsumoni gjëra ushqimore të pasura me acid folik: fasule, kikirikë, këpurdha, brokoli, fara gruri…
- Mos anashkaloni përdorimin e gjërave ushqimore të pasura me vitaminë C: limon, portokall, perime të freskëta (në formë sallate) – ndihmojnë dukshëm në absorbimin e hekurit;
- Sipas udhëzimit të mjekut tuaj, merrni rregullisht preparatet e vitaminave dhe mineraleve;
Në mënyrë që të shfrytëzoni sa më mirë hekurin e konsumuar, u këshillojmë që të njiheni me faktet e mëposhtme:
- Hekuri nga gjërat ushqimore me prejardhje bimore, përmbanë të ashtuquajturin hekur joorganik, i cili absorbohet më dobët në raport me hekurin nga gjërat ushqimore me prejardhje shtazore,(përmbanë të ashtuquajturin hekur organik). Pikërisht për këtë, është e rëndësishme të keni kujdes në kombinimin e drejtë të gjërave ushqimore me prejardhje shtazore (shikoni tekstin rreth kombinimeve të gjërave ushqimore).
- Me gjërat ushqimore të pasura me hekur dhe preparatet e mineraleve të përmendura, përdorini gjithsesi edhe gjërat ushqimore me përmbajtje të lartë të vitaminës C (pemë dhe lëng citrusi, majdanoz,…) – mundëson absorbimin më të lehtë të hekurit;
Nëse përdorni preparate hekuri, e rëndësishme është që ti:
- Merrni me ushqim në mënyrë që të parandaloni të përzierat e mundshme:
- Mos i përdorni së bashku me qumësht (kalciumi nga qumështi zvogëlon absorbimin e hekurit);
- Merrini me gjërat ushqimore të pasura me acid folik (perime me gjethe jeshile, fasule, bizele, krunde, portokaj, arra, grurë,…) dhe vitamina B12 (peshk, fruta deti, të verdhët e vezës, qumështi dhe djathi i fermentuar…);
- Shmangni kafeinën, gjegjësisht kafet dhe çajrat sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit;