Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Dhembjet e barkut të foshnjërisë: Si t’i ndihmohet fëmijës me ngërçe

Për fëmijën thithja e gishtit të madh, futja e dorës, e shputave dhe e lodrave në gojë janë përvoja pozitive. Photo: www. uhhospitals.org

Përveç se është e ëmbël dhe e pakundërshtueshme dhe nuk dëshironi ta lëshoni nga përqafimi, bebja juaj nga dita e parë e lindjes mëson në mënyrë konstante. Në çdo çast kur është zgjuar i thith informacionet nga mjedisi i saj dhe në pajtim me këtë edhe zhvillohet. Mësimi nga përvoja e të ushqyerit është një ndër këta veprime.

Të ushqyerit dhe gëlltitja janë aktivitete natyrore dhe të nën ndërgjegjshme që nisin si reflekse, ndërsa më vonë behën veprime të vullnetshme. Parakusht themelor për zhvillim normal të të ushqyerit janë strukturat anatomike të zhvilluara në mënyrë të rregullt dhe truri. Mirëpo, këtu bën pjesë edhe të mësuarit nga përvoja e të ushqyerit.

Ndijimi, prekja, presioni, temperatura dhe shija si dhe reagimet ndijore kthyese. Janë këta faktorë nga të cilët varet nëse fëmija për herë të parë, por edhe me ofrimin e serishëm, do ta hajë me dëshirë shujtën e ofruar ose do ta refuzojë. Për fëmijën thithja e gishtit të madh, futja e dorës, e shputave dhe e lodrave në gojë janë përvoja pozitive.

Përvojat e këtilla pozitive më vonë do të ndikojnë në zhvillimin e funksionit të shuplakës dhe të të ushqyerit të pavarur. Po qe se fëmija përjeton një përvojë të pakëndshme, siç është lugëza tepër e ftohtë, ushqimi në formë topthi ose ushqimi me shije dhe temperaturë të keqe, ka mundësi që më vonë ta refuzojë ushqimin.

Për arritje optimale të shkathtësive të të ushqyerit është e rëndësishme e ashtuquajtura “periudhë kritike” në të cilën mësohet aktiviteti i caktuar. Para ose pas kësaj periudhe, është shumë më vështirë të mësohet një formë specifike e sjelljes, kështu që mund të shfaqen edhe probleme në të ushqyerit e fëmijëve.

 

Lino këshilla

Për fëmijën thithja e gishtit të madh, futja e dorës, e shputave dhe e lodrave në gojë janë përvoja pozitive.

 

Mbani në mend, shujta nuk është vetëm se të ushqyerit

Shujta e fëmijës është shumë më shumë se përmbushje e nevojave nutritive. Shujta është ushqim dhe të mësuarit, zhvillim i motorikes së butë dhe të vrazhdë, zhvillim i shkathtësive oralo-motorike, por edhe zhvillim i komunikimit me kujdestarin dhe mjedisin. Investoni kohë, kujdes dhe mbikëqyrje rreth të ushqyerit të fëmijës suaj, është me rëndësi.

 

*Artikull sponzorues nga Lino Podravka

/komuniteti