Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është i sigurtë përdorimi i ëmbëlsuesve artificial gjatë shtatëzanisë?

Përdorimi i ëmbëlsuesve artificial gjatë shtatëzanisë

Po, shumë gra mund të përdorin ëmbëlsues artificial të cilët ndahen në tre lloje: aspartami, sukraloza dhe zaharina. Këta zëvendësues sheqeri janë të përdorshëm në lloje të ndryshme të ushqimit dhe pijeve.

Këtu kemi fakte të reja dhe paralajmërime që duhet ti kemi parasysh:

Aspartami është i përbërë nga dy aminoacide, fenilalanin dhe acidi aspartik. Është theksuar që mund të shkaktojë defekte në lindje, dhe disa persona publik dhe disa shkencëtarë janë të shqetësuar për sigurinë e tij, ndërsa shumë fizicientë dhe shkencëtarë thonë që është i sigurtë përdorimi po qe se bëhet në mënyrë të drejtë dhe me masë gjatë shtatëzanisë.

Një përjashtim për ato gra që do të bëhen nëna të cilat kanë sëmundjen gjenetike që quhet phenylketonuria apo PKU. Këto nëna duhen ti shmangen aspartamit tërësisht sepse PKU ndalon ato nga prishja e fenilaninit në dietën e tyre.

Nëse ato nuk po i përmbahen ndonjë diete të veçantë, fenilalanini shkaktohet në trupit e tyre, dhe mund të shkaktojë tek foshnja tyre vonesë mentale. Fatmirësisht, duke iu falenderuar urdhërit të FDA-së, për të shënuar në etiketa përmbatjen e aspartamit në prodhime, është më e lehtë shmangja për nënat me PKU.

Në përgjithësi, disa njerëz janë të ndjeshëm në aspartam, dhe mund tju shkaktojë kokëdhembje pas konsumimit. Nëse keni kokëdhembje pas konsumit të ndonjë pijeje dietale apo ushqimi që përmban aspartam, nuk ka ndonjë rrezik të madh të njohur për foshnjen tuaj, por mund të dëshironi të provoni prodhime të tjera që përdorin ëmbëlsues artificial.

Zaharina, një nga ëmbëlsuesit të parë artificial, në ditët e sotme ka përdorim më të rrallë se që kishte më parë. Nuk ka njohuri që përdorimi i zaharinës mund të shkaktojë defekte në lindje.

Poashtu nuk ka evidencë shkencore, nga Instituti Nacional i Kancerit (NCI), që përdorimi i ndonjërit nga këta ëmbëlsues artificial mund të shkaktojë kancerin.

Me rëndësi të konsiderueshme është që përdorimi i ëmbëlsuesve artificial tek gratë shtatëzena bën që të humbin mundësinë për të konsumuar ushqim dhe pije më të shëndetshme. Nëse konsumoni shumë pije dietike, psh. ju mund të mos konsumoni sa duhet ujë, qumësht apo lëngje, të cilët janë më të dobishëm për zhvillim të foshnjes suaj. Pra, sigurohuni që ti përmbaheni dietës së balancuar dhe të konsumoni pije të ndryshme të shëndetshme.

/komuniteti