Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Dehidrimi gjatë shtatëzanisë

Çfarë është dehidrimi?

Dehidrimi është shenjë që organizmi ka nevojë për lëngje të mjaftueshme, më saktësisht, trupi nxjerr lëngje më shumë se sa që konsumon. Zakonisht paraqitet papritur, dhe paraqet shumë rrezik. Për këtë arsye, ujë nuk duhet pirë vetëm kur të keni etje, por organizmin duhet ta mbani hidrant në mënyrë konstante.

Cilat janë simptomet më të shpeshta të dehidrimit tek shtatëzënat?

Etja është shenja e parë që organizmi ka dehidruar, dhe ky simptom në asnjë mënyrë nuk duhet injoruar sepse mund të ketë pasoja serioze. Shenjat tjera të dehidrimit janë, marramendja e cila vie si pasojë e shtypjes së ulët, kokëdhembja e cila ndonjëherë mund të shpie në migrenë, lodhja, neveria, lëkura e thatë, sidomos buzët e thata.

Urina e verdhë e errët, si dhe era keqe, mund të jenë simptome dehidrimi, edhe pse vitaminat që shtatëzënat konsumojnë mund të jenë arsye për këtë paraqitje.

Simptomet e përmendura më lartë janë shenja dehidrimi, ku kjo gjendje shumë shpejt mund të shpie tek anomalitë serioze, komplikimet në shtatëzani por madje edhe në lindje të parakohshme.

Çfarë të bëj nëse ndjej simptome dehidrimi?

Preventiva më e mirë dhe ilaçi për dehidrim është konsumimi i ujit.

Ndonjëherë arsye të dehidrimit mund të jenë edhe të vjellat dhe diarea, prandaj konsultohuni me mjekun i cili nëse është nevoja do të ju përshkruaj ilaçet të cilat duhet ti merrni. Gjithashtu, në rastet më serioze të marramendjes, kokëdhembjes apo të rraskapitjes menjëherë kontaktoni mjekun.

Si ta parandaloni dehidrimin në shtatëzani?

Mënyra më e mirë që të parandaloni dehidrimin është konsumimi i sasisë së rekomanduar të ujit. Minimumi optimal se sa duhet të pijë ujë shtatëzëna gjatë ditës është 1.8 deri në 2.5 l, por edhe më shumë nëse është nevoja.

Shmangni kofeinën, lëngjet e ëmbla dhe çajërat të cilat stimulojnë lagjen. Më së miri pini ujë të pastër, në të cilin ndonjëherë mund të shtrydhni limon apo portokall.

Çfarë rreziku paraqet dehidrimi në shtatëzani?

Dehidrimi i organizmit mund të jetë shumë i rrezikshëm sidomos në shtatëzani, ku mund të shkaktojë komplikime të shumta. Nëse i injoroni simptomet e para të dehidrimit, ato mund të përkeqsohen.

Në muajt e parë mund të përkeqsojë neverinë e mëngjesit, kokëdhembja mund të shpie në migrenë të fortë, mund të ndiheni të rraskapitur dhe të lodhur, por edhe mund të ju bie, të fikët.

Në tremujorin e dytë dhe të tretë, dehidrimi mund të shkaktojë shtimin e kontraktimeve të cilat mund të shpiejnë në lindjen e parakohshme. Gjithashtu, dehidrimi mund të shkaktojë ngritje të temperaturës, ngërçe në muskuj, marramendje…

/komuniteti