Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Fillimi i mbarë i një shtatzënie nis me mirëushqyerjen e nënës së ardhshme

Rekomandimet për femrat që planifikojnë shtatzani nuk ndryshojnë shumë nga rekomandimet e përgjithshme për popullsinë e shëndoshë (që nuk vuan nga sëmundje). Femrat në moshë fertiliteti duhet te konsumojnë:

 

3 fruta /ditë

60-90gr bukë te zezë + rreth 200gr brumra të zier si makarona, oriz, bizele, misra, patate/ditë

2 kupa zarzvate të zjera ose të freskëta/ditë nga të cilat 1 kupë duhet të jetë zarzavat me ngjyrë jeshile të thellë si brokoli apo spinaqi

2-3 racione bulmet me yndyrë të reduktuar si 2 gota qumësht + 30gr djathë ose 1 gotë qumësht + 200ml kos + 30gr djathë ose 1 gotë qumesht + 60gr djathë

rreth 150gr mish te kuq (vici, keci, qingji)/jave

rreth 300gr mish pule pa lekurën si kofshë ose gjoks/jave

rreth 300gr peshk/javë (kryesisht peshk te vogel)

2 kupa fasule ose thjerrza te ziera/jave

rreth 100gr fruta të thatë/jave

jo më shumë se 3-4lugë të mëdha vaj ulliri/dite

Është mirë që gruaja të nisë shtatzaninë me një peshë trupore optimale që do të thotë, nëse është mbi peshë të synojë të arrijë një indeks trupor brënda normës nëpërmjet një diete të ekuilibruar dhe të përcaktuar nga nje dietolog. Gjithashtu edhe gratë nënpeshë këshillohet të arrijnë një indeks trupor mbi 19kg/m2 nëpërmjet një diete hiperkalorike.

 

Frika nga shendoshja

Shumë nga gratë që kanë ndërmënd të mbeten ose janë shtatzanë shqetësohen për peshën që do të shtojnë gjatë këtyre 9 muajve. Femrat tashmë kanë për model një trup sa më të hollë dhe të formuar mirë. Por shtimi I mjaftueshëm në peshë gjatë shtatzanisë është tepër I rëndësishëm për shëndetin e fëmijës dhe për të parandaluar lindjen e një fëmije nën peshë me gjithë pasojat që ajo sjell. Dietat e dobësimit ndalohen gjatë shtatzanisë në mënyrë kategorike. Kini parasysh se pesha që shtohet gjatë shtatzanisë nëse është brënda normave të këshilluara, humbet kollaj në muajt e parë pas lindjes, pa ndonjë mundim të madh.

Një shtim I menjëhershëm dhe I tepruar në peshë mund të fshehi mbajtje lëngjesh të tepruar e cila duhet të ndiqet nga mjeku gjinekolog për të parandaluar komplikacionet. Gjithsesi, një edemë e lehtë nuk konsiderohet problematike. Një grua mund të mbajë edhe 9litra ujë dhe të ketë një shtatzani normale. Por kjo mbajtje lëngjesh duhet të ndodhë gradualisht.

Ritmi I shtimit në peshë gjatë shtatzanisë luan rol të rëndësishëm në rikthimin e trupit të gruas në peshën para shtatzanisë.

 

Gjëndja e peshës para shtatzanisë dhe pesha që rekomandohet të shtojë gjatë saj:

Nën peshë (*Indeksi Trupor < 19,8kg/m2) 12,5 – 18

Peshë normale (Indeksi Trupor 19,8 – 26,8kg/m2) 11,5 - 16

Mbi peshë (Indeksi Trupor 26,8 - 29kg/m2) 7 – 11,5

Obezitet (Indeksi Trupor > 29kg/m2) 6,8 minimalisht

*Indeksi Trupor = Peshe(kg)/Gjatesi(m2)

P.sh., nëse pesha e individit është 70kg dhe gjatësia 1,60m Indeksi Trupor do të ishte:

Indeksi Trupor = 70kg/(1,60m x 1,60m) = 27,3kg/m2

 

Kujdes:

gratë që planifikojnë shtatzani duhet të marrin suplement të acidit folik në sasi prej 400μg /ditë, të paktën 1 muaj para mbetjes shtatzanë. Natyrisht që asnjë grua nuk e planifikon dot me saktësi ditën se kur do të arrijë konceptimin e një embrioni por nëse jeni në përpjëkje e sipër marrja e një suplementi të acidit folik është mjaft e dobishme për embrionin dhe në këto doza nuk paraqet efekte anësore edhe nëse merret për një kohë më të gjatë se një muaj!

 

Burimi: blerinadiet.al

/komuniteti