Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kalciumi

Djathi është gjithashtu një burim i mirë i kalciumit, por sasia që ai përmban varet nga lloji i djathit.

Të gjithë e dinë tashmë se kalciumi është i rëndësishëm për formimin dhe fortësinë e eshtrave dhe të dhëmbëve. Por jo të gjithë e dinë se ai është i rëndësishëm për një ritëm normal të zemrës, për një presion arterial normal dhe madje ndihmon për funksionimin normal të sistemit nervor. Për më tepër studimet sugjerojnë se shtesa në kalcium mund të ndihmojë në lehtësimin e shenjave të sindromit paramenstrual dhe ka gjithashtu studime që sugjerojnë se kalciumi mund të reduktojë polipet e kolonit (zorrës së trashë).

 

Kalciumi- çfarë sasie nevojitet

Një grua e rritur (përfshirë këtu edhe gruan shtatzënë ka nevojë për të paktën 1000 mg kalcium në ditë, ndërsa gruaja në post-menopauzë ka nevojë për të paktën 1200 mg në ditë.

 

Përmbajta e kalciumit në disa ushqime

Qumësht (1 gotë): ~ 300 mg

Kos (175 mL): ~300 mg

Kos i ngrirë (1/2 gote): ~ 100 mg

Akullore (1/2 gote): 85 mg

Djathi është gjithashtu një burim i mirë i kalciumit, por sasia që ai përmban varet nga lloji i djathit.

Roli i kalciumit në shëndetitin e eshtrave është i padiskutueshëm. Ka shumë produkte të pasura me kalcium, por këtu do të shpenzojmë pak kohë duke folur për format e ndryshme të suplementit të kalciumit.

Referenca dietetike për kalciumin për të rritur është 1000-1300 mg në ditë në varësi të moshës dhe gjinisë. Nëse merrni suplement kalciumi sigurohuni për sasinë e nevojshme të kalciumit elementar dhe jo për sasinë totale. Kështu një tabletë me 500 mg kalcium karboni ka 200 mg kalcium elementar.

Kalciumi thithet nga zorrët e holla. Jo e gjithë sasia e kalciumit që ne konsumojmë thithet nga zorra. Sasia e kalciumit të thithur varet nga shumë faktorë, si aciditeti i përmbajtjes së zorrës, vitaminës D, niveli i estrogjeneve, forma e kalciumit të marrë.

 

Tipe të ndryshme të kalciumit

Një faktor i rëndësishëm që influencon thithjen e kalciumit është shpërbërja e tabletës. Sigurohuni që tableta përmbush standardet e farmakopesë së një vendi të zhvilluar.

Kalcium citrat - Kalciumi thithet më mirë në një ambient acid. Kështu që kjo formë është më e absorbueshmja nga të gjitha format e kalciumit. Veçse përmbajtja e kalciumit elementar për tabletë është më e vogël. Kujdes do treguar në pacientët me acid refluks të cilët mund të mos e tolerojnë këtë formë të kalciumit.

Kalcium karbon - Është forma më e përhapur në treg. Kërkon një sasi ekstra të acidit në bark, prandaj është më së miri që të merret pas ushqimit.

Kalcium glukonat ose Kalcium laktat janë forma që përmbajnë një sasi të vogël të kalciumit elementar kështu që duhet marrë një sasi e madhe tabletash për të plotësuar suplementin e nevojshëm.

/komuniteti