Minimumi optimal i ujit të cilin shtatëzëna duhet konsumuar gjatë ditës është prej 1.8 gjer në 2.5 l, ndërsa duhet pasur parasysh që nëse ushtroni apo nëse është kohë e nxehtë duhet konsumuar sasi edhe më të madhe, sepse tani djersiteni më shumë, por edhe nëse qëndroni në hapësirë të nxehtë në të cilën ka ajër të thatë. Për këtë mos harroni gjithmonë mbani një shishe me ujë me vete kudo që të shkoni.
Nëse keni ndonjë problem, me veshkë, shtypje të lartë apo ngjashëm, konsultohuni me mjekun tuaj, i cili do të ju këshillojë se çfarë sasie të ujit duhet të konsumoni pa marr parasysh sëmundjen tuaj.