Perpiquni te perfshini te gjitha grupet e ushqimeve gjate dites per te marre te gjithe nutrientet qe ju nevojiten. Keni nevoje per 6-11 porcione drithra, 2-4 fruta, 4 ose me shume porcione zarzavate, 4 porcione bulmet dhe 3 proteina (mish, peshk, veze, fasule). Perdorni yndyre bimore, me karar.
Zgjidhni ushqime te pasura ne fibra bimore si drithrat e plote (buka e zeze, orizi dhe makaronat integrale etj), frutat dhe zarzavatet.
Sigurohuni qe jeni duke marre mjaftueshem vitamina dhe minerale. Konsultohuni me mjekun tuaj per nevojat ne suplemente te tille.
Konsumoni minimalisht 4 racione bulmet si dhe ushqime te pasura ne kalcium si bajamet, peshku me hala, spinaqi, majdanozi etj.
Zgjidhni te pakten 3 racione nga ushqimet e pasura ne hekur si mishi I vicit ose qengjit, thjerrzat, frutat e thara, spinaqi, gjethet e panxharit etj. Shoqerojini me zarzavate dhe fruta te pasura ne vitamine C si specat e kuq, domatja, brokoli, kivi.
Zgjidhni cdo dite te pakten nje burim te pasur te vitamines C si specat, kivi, manaferrat, luleshtrydhet, brokoli, domatja etj.
Zgjidhni patjeter nje burim te pasur te acidit folik cdo dite si zarzavatet jeshile, fasulet, mishi I vicit dhe qiqrat. Acidi folik eshte nje vitamine me rol teper te rendesishem ne parandalimin e defekteve te tubit neural te embrionit si spina bifida.
Zgjidhni nje burim te mire te vitamines A, nje dite po - nje dite jo. Burime te tilla jane karrotat, kungujt e dimrit, patatet e embla, kajsite dhe gjethet e panxharit. Kujdes: vitamina A nuk duhet marre me shume se c'duhet pasi teprica e saj lidhet me keqformime te fetusit. Per kete arsye eshte mire te evitoni ushqime si melcite pasi jane me shume se c'duhet te pasura ne vitamine A.
