Mjekët i këshillojnë shtatzënave një program me ushtrime të lehta gjatë shtatzanisë. Kjo zakonisht bazohet në ushtrime të llojit të cilat nuk i tendosin nyjet, gjunjët dhe këmbët. Nëse dëshironi të qëndroni në formë, ushtrimet në ujë janë një zgjedhje e shkëlqyeshme. Nëse keni ndonjë problem, konsultohuni me mjekun tuaj, ai do të ju këshillojë më së miri nëse duhet të ushtroni ose jo.
Ushtrimet në ujë janë të thjeshta dhe të sigurta. Për ushtrime në ujë madje nuk keni nevojë të dini not sepse ushtrimet për fillestare bëhen në ujë të cekët të pishinës. Ushtrimet zakonisht bëhen në pishina të mbyllura ku është më e lehtë të kontrollohet temperatura.