Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shtatzënia ektopike

Shtatzënia ektopike është shtatzënia jonormale që ndodh jashtë mitrës. Foshnja (fetusi) nuk mund të mbijetojë dhe shpesh nuk zhvillohet fare në këtë lloj shtatzënësie.

Shkaqet, incidenca, dhe faktorët e rrezikut

Shtatzënia ektopike ndodh kur shtatzënia fillon jashtë mitrës. Vendndodhja më e zakonshme e shtatzënise ektopike është njëra nga tubat nëpërmjet të cilës kalon veza nga vezorja në mitër (tub fallopian). Megjithatë, në raste të rralla, shtatzënitë ektopike mund të ndodhin në vezore, në zonën e stomakut ose në qafën e mitrës.

Shtatzënia ektopike shpesh shkaktohet nga një gjendje që bllokon ose ngadalëson lëvizjen e një veze që pllenohet përmes tubit fallopian në mitër. Kjo mund të shkaktohet nga një bllokim fizik në tubë nga faktorë hormonal dhe nga faktorë të tjerë siç është pirja e duhanit.

Shumica e rasteve janë të shkaktuara nga:

• Shtatzënia ektopike e kaluar

• Infeksione të kaluara në tubat fallopiane

• Operimi i tubave fallopiane

Deri në 50% e grave që kanë patur shtatzëni ektopike, kanë patur ënjtje (inflamacion) të tubave fallopiane (salpingitis) ose sëmundje inflamatore të pelvikut (SIP).

Disa shtatzëni ektopike mund të ndodhin për shkak të::

• Defekteve të lindjes të tubave fallopiane

• Komplikimet e ndonjë shtojce të këputur

Endometrioza

• Dhëmbëza e shkaktuar nga operacioni i mëparshëm i pelvikut

Në vijim, çfarë e rrit rrezikun për shtatzëni ektopike:

• Mosha mbi 35 vjeç

• Duke pasur shumë partnerë seksual

• Fertilizimi in vitro

Në disa raste, shkaku është i panjohur.

Ndonjëherë, gruaja mbetet shtatzënë, pasi tubat e saj lidhen (sterilizimi tubal). Shtatzënia ektopike ka më shumë gjasa të ndodhë 2 ose më shumë vjet pas procedurës, se sa menjëherë pas saj. Në vitin e parë pas sterilizimit, vetëm rreth 6 % të shtatzënive do jenë ektopike, por shumica e shtatzënive që ndodhin 2 – 3 vite pas sterilizimit tubal do jenë ektopike.

Shtatzëni ektopike gjithashtu ka më shumë gjasa në gratë që kanë:

• Janë operuar për të kthyer prapa sterilizimin tubal në mënyrë që të mbesin shtatzënë.

• Pajisje intrauterine (IUD) dhe ngjizen (shumë vështirë kur IUD janë në vend).

Shtatzënia ektopike ndodh në, 1 në çdo 40 gjer në 1 në çdo 100 shtatzëni.

Simptomet

• Gjakrrjedhje jonormale vaginale

• Amenorrhea

• Ndjeshmëria e gjinjëve

• Dhembja në pjesën e poshtme të shpinës

• Ngërçe të lehta në njërën anë të pelvisit

• Të përziera

• Dhimbje në fund të barkut apo në zonën e pelvikut

Në zonën e këputjes së shtatzënisë jonormale dhe gjakrrjedhjes, simptomet përkeqsohen. Ato përfshijnë:

• Ndjenja e të fikëtit apo aktualisht të fikët

• Presioni i madh në rektum

• Dhimbje që ndjehet në zonën e supeve

• Dhimbje të forta, të mprehta, dhe të papritura në fund të barkut

Gjakderdhja e brendshme për shkak të një këputjeje mund të çojë në presionin e ulët të gjakut dhe të fikëtit, në rreth 1 nga 10 gra.

Shenjat dhe testet

Mjeku juaj do të ju bëjë një ekzaminim të pelvikut, i cili mund të tregojë ndjeshmëri në zonën e pelvikut.

Testet që kryhen mund të përfshijnë:

• Kuldocentezë

• Hematokritë

• Testi i shtatzënisë

• Nivelin e HCG-së në testin e gjakut

• Nivelin e serumit progesterone

• Ultrazërin transvaginal apo ultrazërin e shtatzënisë

• Numrin e rruazave të bardha të gjakut

Një rritje në nivelin sasiore HCG, mund të ndihmojë të tregojë një shtatzëni normale (intrauterine) nga një shtatzëni ektopike. Gruaja me nivel të lartë duhet të kryej një ultrazë vaginal për të identifikuar një shtatzëni normale.

Testet tjera mund të shfrytëzohen për të konfirmuar diagnozat, siç janë:

• D dhe C

• Laparoskopi

• Laparotomi

Trajtimi

Shtatzënia ektopike nuk mund të vazhdojë në lindje (term). Qelizat e zhvillimit duhet të hiqen për të shpëtuar jetën e nënës.

Ju do të keni nevojë për ndihmë urgjente mjekësore nëse zona e shtatzënisë ektopike prishet hapur (këputet). Këputja mund të çojë në shok, një gjendje emergjente.

Trajtimi për shok, përfshinë:

• Transfuzion të gjakut

• Lëngje të dhëna përmes venave

• Mbajtja ngrohtë

• Oksigjen

• Ngritje të këmbëve

Nëse ka një këputje, operimi (laparotomia) bëhet për të ndaluar humbjen e gjakut. Kjo bëhet edhe për të:

• Konfirmuar shtatzëninë ektopike

• Heq shtatzëninë jonormale

• Riparuar ndonjë dëmtim të indeve

Në disa raste, mjeku duhet të heq tubin fallopian.

Minilaparotomi dhe laparaskopi janë trajtuesit kirurgjik më të shpeshtë për shtatzëninë ektopike e cila nuk është këputur. Nëse mjeku nuk mendon që do shkaktohet këputja, ndoshta do të ju japë ilaçe dhe do të ju përcjellë. Ju mund të bëni teste gjaku dhe teste të funksionimit të mëlçisë.

Pritjet (prognoza)

Një e treta e grave që kanë pasur një shtatzëni ektopike, janë në gjendje të kenë një fëmijë më vonë. Një shtatzëni e përsëritur ektopike mund të ndodh në një të tretën e grave. Disa gra nuk mbesin më shtatzënë.

Gjasat për një shtatzëni të suksesshme mvaren nga:

• Mosha e gruas

• Nëse ka pasur fëmijë

• Pse është shkaktuar shtatzënia e parë ektopike

Komplikimet

Komplikimi më i shpeshtë është këputja me gjakrrjedhje të mbrendshme që çon në shok. Vdekja nga këputja është e rrallë.

Kontaktoni mjekun tuaj

Nëse keni simptome të shtatzënisë ektopike (sidomos dhembje në pjesën e poshtme të barkut apo gjakrrjedhje jonormale vaginale), kontaktoni mjekun tuaj. Ju mund të keni shtatzëni ektopike nëse jeni në gjendje të konceptoni (fertile) dhe seksualisht aktive, edhe në qoftë se ju përdorni kontrollin e lindjes.

Preventiva

Shumica e formave të shtatzënive ektopike që ndodhin jashtë tubave fallopiane nuk mund të parandalohen. Megjithatë, një shtatzëni të tubave (tipi më i zakonshëm i shtatzënisë ektopike) mund të parandalohet në disa raste duke shmangur kushtet që mund të rrëpijnë tubat fallopiane.

Në vijim, çfarë mund të zvogëlojë rrezikun tuaj:

• Shmangia e faktorëve të rrezikut për sëmundjen inflamatore të pelvikut (SIP) si psh. partnerët e shumtë seksual, marrëdhëniet seksuale pa prezervativë, dhe marrja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST)

• Diagnoza e hershme dhe trajtimit i SST

• Diagnoza e hershme dhe trajtimit i salpingitis dhe SIP

• Ndaloni pirjen e duhanit

Arjeta Aliu (13 vite më parë)
pershendetje lejla edhe une kam qene shtatzane jashte mitres para 1 viti po para muajve mbeta shtatzene ne miter por abortova mos ki frike se do te mbetesh edhe ti
Lejla (13 vite më parë)
Pershendetje, mua me ka ndodh para nje viti, kam pas nje shtatzeni jashte mitre, gjate operimit ma kane heq njerin tub, deshta me e dite se pasi tjetrin e kam ne rregull, a mundem te mbes shtatzene prape normal? Ju lutem me ktheni pergjigjje!

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: