Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Problemet e fertilitetit a mund të shkaktojnë depresion?

Moskonceptimi mund të jetë një zhgënjim i madh për femrën dhe kjo mund të shpiejë në depresion

Po, problemet e fertilitetit mund të shpiejnë në depresion. Pritjet që keni patur rreth asaj se si “supozohej” të funksionojë jeta juaj, nuk shkojnë në mënyrën se si ju keni shpresuar.

Humbja e familjes të cilën ju dhe partneri juaj e keni imagjinuar, mund të përsëritet muaj pas muaji. Ndjenjat se trupi juaj po ju lë, do të ju bëj të ndiheni si e tradhëtuar.

Shumica e femrave rriten duke besuar në atë që kanë mësuar nëpër shkolla – është shumë e lehtë të mbetesh shtatzënë. Për shumë femra, sidomos ato më të reja, moskonceptimi (pamundësia për të mbetur shtatzënë) mund të jetë zhgënjimi i parë më i madh, me të cilin do të duhet të ballafaqohen si të rritura.

Pasi që keni kuptuar që natyra nuk po bashkëpunon me planet tuaja, ju mund të bëheni më aktive në planet tuaja për të konceptuar, duke përdorur parashikues të ovulacionit dhe lista bazale të temperaturës trupore. Nëse edhe këta matës dështojnë, ju mund të ndjeheni sikur edhe një pritje tjetër e juaja është zhdukur dhe do të filloni të keni një ndjenjë paaftësie.

Dhe nëse, një pritje pas një tjetër, nuk materializohen, atëherë ndjenja e humbjes dhe depresionit fillon të vihet re. Nëse miqtë dhe të afermit tuaj kanë filluar të krijojnë familjet e tyre, kjo mund të bëjë që të ndiheni edhe më keq rreth vështirësive që keni rreth konceptimit.

Për disa femra, ndjenja e depresionit mund të zgjasë për disa ditë në muaj, derisa të filloje cikli i tyre menstrual. Por për disa të tjera, ndjenjat mbeten, javë pas jave.

Konsultimi me personin profesional të shëndetit mendor, i cili ka specializuar çështjet e riprodhimit, mund të jetë një ndihmesë shumë e madhe.

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: