Më pak se 1% e foshnjeve të lindura, janë të lindura kaq herët, por këto foshnje kanë më së shumti komplikime. Shumica e këtyre foshnjeve janë të lindura me peshë të ulet në mënyrë ekstreme (më pak se 900 gram). Gati të gjitha kanë nevojë për trajtim me oksigjen, surfaktant, dhe asistim mekanik për të ju ndihmuar në frymëmarrje.
Këto foshnje janë shumë të vogla dhe të pazhvilluara që të thithin, gëlltitin, dhe marrin frymë në të njejtën kohe, kështu që duhet të ushqehen nëpërmjet venave (në mënyrë intravenoze) gjer sa ti zhvillojnë këto aftësi. Në të shumtën e rasteve nuk mund të qajnë (apo nuk mund ti dëgjoni për shkak të tubës që mbajnë fyt), dhe flejnë të shumtën e ditës. Këto foshnje kanë muskulaturë të imët, dhe shumica lëvizin shumë pak.
Foshnjet e lindura në këtë kohë duken ndryshe nga foshnjet e lindura tjera. Lëkura e tyre është me rrudha dhe më ngjyrë të kuqe në të vjollce, dhe aq e hollë sa që mund të shihni kapilarët e gjakut nën të.
Fytyra dhe trupi i tyre janë të mbuluara me qime të buta të quajtura lanugo. Pasi që këto foshnje nuk kanë pasur kohë që të shtojnë yndyrë dhe peshë, janë shumë të dobëta. Në të shumtën e rasteve, sytë i kanë të mbyllura dhe nuk kanë qerpikë.
Këto foshnja kanë rrezik të madh nga një apo më shumë komplikime medicinale. Sidoqoftë shumica foshnjave të lindura pas afro 26 javësh të shtatëzanisë mbesin gjallë dhe e mbërrijnë 1 vit jetë (rreth 80% të lindura pas 26 javësh dhe rreth 90 % të lindura pas 27 javësh), edhe pse mund të ballafaqohen me ndejtje të zgjatur në spital, në inkubator.
Për fat të keq rreth 25% të këtyre foshnjave shumë të parakohshme, zhvillojnë paaftësi të përjetshme, dhe rreth gjysma kanë probleme të lehta siç janë probleme me të mësuarit dhe në sjellje.